“200 vjet poezi moderne greke” ka qenë mbrëmja poetike e organizuar në javën e kulturës greke në Shqipëri nga Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Gjirokastër, Departamenti i Letërsisë Shqipe dhe Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit grek në Universitetin “Eqrem Çabej”.
Veprimtaria me skenar dhe regji të Panajot Barkës dhe moderimin e aktorëve gjirokastritë Liljana Ristani dhe Vasil Çuklla solli interpretime në shqip dhe greqisht të poezive të poetëve më të njohur grekë të 200 viteve të fundit, midis tyre edhe të nobelistëve Seferis Elitis si edhe të Ritsos Kavafit, Sollomos Pallamas etj.
Veprimtaria përmbante gjithashtu këngë me vargje të melodizuar nga kompozitorë të shquar grekë si dhe muzikë me këngë greke live dhe grupet popullore të Livadhjasë dhe të Dropullit.
Në aktivitetin që u zhvillua në Odeonin e qytetit, ku ishin të pranishëm autoritetet lokale dhe qendrore, njerëz të artit dhe të kulturës, përshëndetën edhe Konsulli i Greqisë Dhimitris Saharidhis, përgjegjësja e Departamentit të Letërsisë Shqipe në UGj, prof. asoc. Merita Gjokutaj e cila mbajti kumtesën “Poezia greke e sjellë në gjuhën shqipe”, prefekti I qarkut Odise Kote, kryetarja e qarkut Lindita Rova dhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi.
Негізгі бет “200 vjet poezi moderne greke”
Пікірлер