#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Djalin e mitur e la në rrugë dhe vetë ikën me fqinjin. 28-vjeçarja është larguar nga shtëpia në Kavajë më 11 gusht të vitit 2022 me Erion Eminin me te cilicin kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore. Të dy vendosën të lënë familjet dhe fëmijët për nisur sëbashku një aventurë të re. Kur në derën e gjyshes Antoneta u paraqit nipi, i cili i pohoi se nëna e kishte lënë në rrugë familjarët u vunë në alarm duke bërë denoncimin në polici. Pak ditë më pas 28-vjeçarja i shkruan nënës në messenger dhe i thotë se ishte mirë dhe se kishte ikur me burrin që ajo dashuronte. Erion Emini, ishte fqinji i cili gjithashtu kishte barktisur gruan dhe katër fëmijët e tij.
Me largimin e tyre sëbashku zbulohet kështu edhe kjo marrëdhënie jashtëmartesore, një tradhëti e dyanshme nga dy të rinjtë vendndodhja e të cilëve nuk dihet ende. Edhe pse 28-vjeçarja ka kontaktuar shpeshherë me nënën e saj nëpërmjet rrjetit social Facebook ajo i ka dhënë vendndodhje të ndryshme një herë se ndodhet në Francë, e një herë tjetër se jeton ende në Shqipëri përkatësisht në qytetin e Sarandës. Me veprimin e saj duket se i ka dhënë fund martesës pas 16 vitesh me burrin e saj 41-vjeçarin Klodian Duda nga Kavaja me të cilin solli në jetë edhe dy djem. 41-vjeçari e ka të vështirë të pranojë xhestin e bashkëhsortes, por gjithsesi është i gatshëm të pranojë klthimin e saj për hir të fëmijëve duke ia lënë asaj në dorë zgjedhjen për të jetuar në të njëjtën banesë ose jo.Prindërit e 28-vjeçares nuk dinë të thotë me siguri se cfarë po ndodh me jetën e së bijës, ndërsa rrit dy djemtë e saj. Në komunikimet e vazhdueshme që ka bërë në messenger nëna ngre dyshime se vajza ‘mbahet peng’ pasi në një nga rastet ajo ka shfaqur shqetësime dhe ka dëgjuar britma.Postimin e fundin bashkë me të dashurin e saj Erjonin e ka bërë më 7 mars, ku të dy duken mirë krah njëri tjetrit shoqëruar edhe një këngë dashurie të dedikuar. Në rrugë jozyrtare Antoneta ka mësuar se e bija punon në një lokal nate në Kosovë si kërcimtare.
Негізгі бет Ойын-сауық 28 vjeçarja braktis fëmijët iku me fqinjin/Pa Gjurme e gjen pas 8 muajve,konfliktohet live me nënën
Пікірлер: 294