Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka mohuar akuzat në kallëzimin në SPAK se ka harxhuar rreth 300 mijë Euro për ndërhyrje estetike. Gjatë emisionit “Opinion” ajo u shpreh se asnjë mirëmbajtje, qoftë shëndetësore dhe estetike, nuk kushton në ato vlera parash.
Blendi Fevziu: 287 mijë e 650 Euro, çfarë keni bërë zonja Kryemadhi?
Monika Kryemadhi: Zoti Fevziu, e para, ju jeni çun Tirone dhe e dini shumë mirë sepse dhe gjithë gratë dhe koleget tuaja dhe gra të shumë politikanëve dhe deputetëve apo dhe të medias e dinë shumë mirë që nuk kushton asnjë mirëmbajtje, qoftë kjo edhe shëndetësore, edhe estetike në atë vlerë parash.
Blendi Fevziu: Prandaj pyeta se 300 mijë Euro?
Monika Kryemadhi: Tani, edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. Megjithatë nuk është problemi ky. Kjo është një çështje që do të zgjidhet
Blendi Fevziu: Domethënë nuk është e vërtetë zonja Kryemadhi?
Monika Kryemadhi: Absolutisht nuk është e vërtetë. A e dini ju që SWIFT që kanë përdoruar ata është një kompani servisi në Romë dhe nuk është klinika në San Marino?
Blendi Fevziu: Ju nuk keni qenë fare në klinikë?
Monika Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë. Zotëri në atë klinikë që përmendet që është në San Marino...
Blendi Fevziu: Në datën që flitet në SWIFT?
Monika Kryemadhi: Absolutisht jo. Ajo është një SWIFT i falsifikuar.
Kryemadhi mohoi edhe akuzat e bëra në lidhje me marrëdhëniet financiare me vëllain e saj.
“Jo zoti Fevziu, përsëri të kanë gënjyer. Po të ishin të vërteta mos kujtoni se do i linte Edi Rama apo Erion Veliaj që t’i thonin disa gaztorë siç është njëri kontigjent i policisë, ndërsa tjetri i dënuar nja 8 herë. Çështja e vëllait tim, ka punuar për një kompani zviceriane inxhinier mekanik, ka qenë senior dhe paga e tij nuk ka qenë më e madhe se e drejtorëve siç pretendojnë ata por si e gjithë inxhinierëve të tjerë. Në ka vajtur në punë apo jo, nuk flej me vëllain në një shtëpi. Ka bordero, kanë kamera, kanë hyrjet dhe daljet. Prokuroria t’i drejtohet kompanisë”, tha Kryemadhi./tvklan.al
#monikakryemadhi #LSI
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет 287 mijë Euro për ndërhyrje estetike? Kryemadhi e mohon: Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para
Пікірлер: 180