Pjesa e trete e ASISTIT 537 sjell video-përmbledhjen e pranverës 2023 të cilat më pas diskutohen me mysafirët special.
- Kush ishte “kumbar” i ardhjes së trajnerit Gençoglu në Trepçë?
- Si ndodhi këndellja e Trepçës në pranverë e cila kulmoi me triumf në Kupën e Kosovës?
Ekskluzivisht në ASIST, kryetari Sefaja shpalos detajet e largimit të trajnerit Gençoglu midis serisë finale me Pejën.
- Pse u largua Gençoglu?
Në ASISTIN 537 me mysafirët flitet edhe për gjërat të cilat lënduan basketbollin kosovar sivjet.
- Si e komenton kryetari Sefaja skandalin me referët grek gjatë serisë gjysmëfinale me Sigal Prishtinën?
- Çka thotë për incidentet e vandalizmin në edicionin e sivjetmë dhe si do ta vazhdoj luftimin e kësaj dukurie?
- Si u komentuan ofendimet dhe sharjet e ulëta në adresë të lojtarëve, anembanë palestrave në vendin tonë?
- Si propozojnë të veprohet në të ardhmen?
Krejt në fund të ASISTIT 537, kryetari i Trepçës Vullnet Sefaja tregon ekskluzivisht se
- Me cilët lojtarë i kanë vazhduar kontratat?
- A mbeten Erjoni dhe Tmushiqi në Trepçë?
- A do të largohet Musab Mala?
- A ka kontaktuar Trepça me Janin, Lejsonin, Dustinin e Gëzim Morinën?
- Cilët lojtarë të huaj mbeten në Minatori?
- A po shkon Daniels në Pejë?
- A ka nënshkruar Trepça me Dardan Kapitin e ri i cili po luan në NCAA?
Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 537 me shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Trepça nga Vullnet Sefaja kryetari i klubit, Valdrin Haxhiu kapiteni dhe Drilon Hajrizi, lojtari më i mirë sivjet.
Негізгі бет Спорт 29.05.2023 ASIST 537 VIDEO 3 (Kryetari i Trepçës, Vullnet Sefaja jep lajme ekskluzive mbi transfere)
Пікірлер