AGIM GASHI
ISË MUSTAFA RA MAZUNË
Isë Mustafa ra mazunë
Haj medet e pat kjo punë,
Sikur bukla prej tuneli
M´ka que fjalë Kadri Veseli.
Nuk i nal trimat prej tutes
As Namazi i Haxhi Lutes,
Le të mblidhet o kryesia
Me i ngu kanget e mia.
A t´kam thane o Isë Daia
Me mi t´arave nuk shkon partia,
Tash kur bari krejt u sosë,
LDK-së ti bjeri kosë.
Po vinë zgjedhjet rena, rerna,
Nuk shkon pune veç me rrena,
Sa t´jenë jeta me jetue,
Kadri Veselin ki me kujtue.
Këtë parti n´gjys paterice
Krejt e bane gjiz gabrrice,
Fol o Isë ti çka po thu
S´mahet gardhi o me ni hu.
23.10.2016
Düren
Негізгі бет Agim Gashi - Isë Mustafa ra mazunë
Пікірлер: 2