AGIM GASHI
KANGË PËR SINAN GASHIN (AKLLAPI)
E kam marr sot sharkinë përsri
Me i knue kangë nji burri t´ri,
Plot hijeshi, krenari Akllapi
Burr bujarit po Sinan Gashi.
Ah! Gushti i vitit 2011-të
Përgjithmonë e nda nji jetë,
Në gjysmë planet e dashuninë,
Për me i lanë jetim fëminë.
II
U hap lajmi si rrufeja
U shym gazi e shym hareja,
Babë Sinani ka ndrrue jetë
Për gjashtë fmijë ai mos me vdekë
Ndin shtatë motrat e dy vllaznija
I ka rrokë vaji e merzia,
Qan Osmani e qan Bekimi
Në sy t´mallit ra errsimi.
II
Le n´Akllap në atë rranzë hijeshie
Nga Nanë Zahidja e babe Aliu,
Ra kjo vdekje e pa pritun
Sa i ri në atë botë me ikun.
Ah more gushti me plot nxehtsi
Si na mbushe plot merzi,
Na e more babë e vlla
Robt e shpisë veç rrinë t´u qa.
III
Vdiq e shkoi po Sinana Gashi
Po si thatë duket Akllapi
Ish hijshija e burrnisë
Prind i mirë e Zoti i shpisë.
Me buzgaz e priste mikun
Ish i tmerrshëm për anmikun,
Plot vyrtyte si i pat i pari
Sinan Gashi ky burr shqiptari.
IV
Të lumtë Ju që e kishit babë
E lum Fetija që e pati fat,
Ishte urdhni i t´Madhit Zot,
Në parajs për jetë e mot.
Flej i qetë o prindi Ynë
Vigjilonin e ke n´këtë tokë,
Që ta zuni vendin tënd
Me t´zavendsue për këtë botë.
19.06.15
Düren
Негізгі бет Agim Gashi - Kangë për Sinan Gashin Akllapin
Пікірлер: 1