#fjalaweb #fjala.al #editorial
Në kinematë e Tiranës u zu radhë e gjatë dhe njerëzit ishin gati të riheshin me grushte në mungesë të një bilete për të parë shfaqen e radhës. Vajzat edhe pse nuk ziheshin në radhë ishin po aq të etura të shihnin në aksion, aktorin fama e të cilit mezi e kishte çarë barrierën e kufirit shqiptar që mbrohej me klon, pastor gjerman dhe mitraloza-roje. Në rrjetin e kinemave të kryeqytetit sapo ishte hedhur “Dy njerëz të një qyteti” dhe fjala që një film i jashtëzakonshëm, me makina, motorë e pantallona kauboj, ku luante i famshmi Alen Delon, - më shumë se sa i mirënjohuri Zhan Gaben, - ishte përhapur si me magji. Filmi, i cili i përket një produksioni të përbashkët franko-italian prodhim i vitit 1973, kishte si regjisor korsikanin Hoze Xhovani dhe titulli i tij origjinal ishte “Deux hommes dans la ville”…
Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme
Негізгі бет Alen Delon, idhulli i vajzave të Parisit… dhe Tiranës/ Nga Leonard Veizi
Пікірлер: 1