Në odën e vjetër një kangë t're e nisa
Qysh me knu kjo zemër, përballë â Isa
Ma shumë digjet zemra se zjarmi n'oxhak
Se m'ka mbetë sharkia pa dostin n'konak
M'ka metë nji vend thatë, sa herë ulem n'sofër
Qysh me knu pa ty Elifin e Vogël
Qysh me knu pa ty Elifin e Madh
Ah mor shoqi jem ti ma ban hallall
Qysh me ia thanë vetëm vajtimit t'Avdisë
S'po muj me i knu fjalët që i ke knu o Isë
Sa herë fjalëve t'tua, vëlla po u vjen reni
Nuk po t'lyp sall kanga, po t'lyp edhe veni
Cila dorë ia jep telave t'tu hakun
E mur malli derën ti me ia shkel pragun
E mur malli zemrën "o Ali" me i thanë
Sharkinë e vetmume në mur ma ke lanë
Ah ditë e shtune, o mbas iqindisë
Kangën tonë të vjetër pa ty e kam nisë
E paska shkru Zoti këtë kangë me knu vetë
Qysh jem kanë n'dynja, ishalla n'ahiret!
Teksti: Fatmir Muja
Muzika: Hamëz Llapqeva
Orkestroi: Albrim Llapqeva
Videorealizimi: Blerim Gjinovci & Rexhep Ibrahimi
Montazhi: Xhevat Tahiri
Koordinatorë: Halil Halili & Bashkim Krapi
Ndihmoi: Arton Mazreku
Produced by Fatmir Muja & FM Production
©℗ FM Production & FM Network
FM PRODUCTION - fmproduction.al
Негізгі бет Ali Krasniqi - Mall per Isen
Пікірлер: 276