#rtvora #oranews #diteere
Sot në mbrëmje Anxhela Peristeri do të performojë këngën "Karma" në skenën e festivalit të Eurovision-it në Roterdam të Holandës.
Midis 17 këngëve Anxhela do të performojë sonte e 11-a. Interpretimi, vokali dhe pamja e Anxhelës kanë marrë komente pozitive në mbarë evropën. Ajo u cilësua si e veshura më e mirë në tapetin e kuq të Eurovision-it.
Për herë të parë këtë vit Shqipëria do të ketë një performancë të kuruar skenike, thotë Andri Xhahu, komentatori shqiptar i Eurovision-it, në emiosionin Ditë e Re me moderatorë Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
"Për herë të parë ne shkojmë në Eurovision me një performancë të kuruar, në kuptimin duke mos ia lënë në dorë të stafit të Eurovision-it, që gjithsesi bën një prezantim të bukur, por pa hyrë në koncept. Ndërsa këtë vit është menduar edhe në mënyrë konceptuale nga krijuesja e performancës, që është suedeze. Ajo ka kuruar performancën e Loreen të Suedisë( që fitoi Eurovision-in para disa vitesh) dhe të Eleni Foureiras me këngën Fuego dy vite më parë. Është e rrallë të punosh me të. Nëse kënga i jep një mesazh, ajo pranon të punojë për të. "
Andri zbulon se kënga do të këndohet në shqip: " Në shumë raste të kënduarit në shqip na ka ndihmuar, sepse është ajo dilema ta këndojmë anglisht që ta kuptojnë të gjithë apo ta këndojmë shqip, që t'i qëndrojmë origjinalitetit. Për më tepër kënga e Anxhelës që ka motive ballkanike nuk do të shkonte në anglisht."
Ai gjithashtu thotë se në festival asgjë nuk është spontane, çdo gjë përgatitet në detaj. Madje dhe këngëtarët i kanë të parapërgatitura përgjigjet. " Duhet të thonë përgjigjet që kanë mësuar", shton ai.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/lifestyle/anxh...
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Негізгі бет Ойын-сауық Andri Xhahu: "Për herë të parë shkojmë në Eurovision me performancë të kuruar | Ditë e Re
Пікірлер