Gazetari Artan Hoxha publikoi sot në Abc News intervistën me Gramoz (Dritan) Rexhepin në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës.
Në këtë intervistë, Gramoz Rexhepi mohon të ketë ndonjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës duke theksuar se dikush tjetër ka përdorur emrin e tij për të kërcënuar grupet kriminale pas humbjes së një sasia të madhe drogë në Angli.
Përballë Endri Xhafos, Hoxha shpjegoi detaje se si arriti të kontaktojë me Dritan Rexhepin në burgun e Kuitos në Ekuador.
“Ai rri në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador që rrinë kokat e trafikut të kokainës në botë. Është një burg ku ka raste ku plas edhe lufta me armë. Madje aty është vrarë edhe një ndër bosët e kokainës, siç është El Kubano”, tha Hoxha duke publikuar për herë të parë edhe imazhe nga lufta me armë në këtë burg.
Abcnews.al ju sjell PJESËN E PARË të intervistës që gazetari Artan Hoxha i mori Gramoz Rexhepit nga burgu në Ekuador:
Gjate diteve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dhena prej grupit te hetimit ne lidhje me pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe tashme deklarohet se eshte vrare e me pas i eshte zhdukur kufoma Jan (Dod) Prenges. A jeni ne dijeni per kete fakt?!
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: abcnews.al/
Facebook: / abcnews.al
Instagram: / abcnewsal
Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian
#abcnews #abcnewsalbania
Негізгі бет Ойын-сауық Artan Hoxha: Si kontaktova me Dritan Rexhepin, rri i burgosur ne 3 mije metra lartesi
Пікірлер: 23