Nuk janë pak, por rreth 30 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Australi. Të zhvendosur një pjesë prej shumë vitesh, e kryesisht nga Manastiri e të tjerë më vonë, ata janë integruar dhe vijojnë të jenë të sukseshëm në aktivitetet e tyre sipërmarrëse. Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëri e Kosovë, janë vendosur kryesisht në qytete si Victoria, Melburn, Mareeba dhe Dangedong. Ata janë mirëintegruar në shoqërinë vendase, por gjithmonë duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e vendit të origjinës. Kjo falë edhe punës së shoqatave shqiptare që janë ngritur dhe funksionojnë aty. Për gazetaren e SCAN tv Alida Lula, një prej shqiptarëve që jeton në Dangedong, Indris Zekiri, rrëfen se si u largua në këtë kontinent, jetesën e komunitet shqiptar etj. Vetëm në një lagje, Zekiri thotë se janë mbi 600 familje shqiptare dhe emërtesat e rrugëve janë në gjuhën shqipe. Por ai ka dhe një mesazh për emigrimin masiv sidomos të rinjve ku thotë se askund balta nuk është më e ëmbël se aty ku janë rrënjët…
Subscribe:
www.youtube.co...
WEB:
scantv.al/
Facebook:
/ televizioniscan
Instagram:
/ scan_tv
Linkedin:
/ scantv
TikTok:
/ scan_tv
#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet
Негізгі бет Australia flet shqip, 30 mijë shqiptarë në kontinentin e largët - Zekiri, të integruar dhe me...
No video
Пікірлер: 37