Ritme të mira punë për të përfunduar brenda afatit aksin rrugor Thumanë-Vorë-Kashar. Televizioni shqiptar ndoqi nga afër punimet në këtë projekt prej 21 kilometra, që kushton 1,3 miliardë euro.
Kjo autostradë e re, do të kalojë në zonat urbane dhe gjysmë-urbane të Thumanës, Fushë Krujës, Rinasit dhe Vorës dhe do të lidhë dy pika, segmentin me 4 korsi në Thumanë në veri me autostradën Tiranë-Durrës në jug.
Dy kompanitë shqiptare, që kanë fituar koncesionin për këtë aks rrugor, me një vendim të qeverisë në maj 2022, janë duke punuar intensivisht për përfundimin e saj. Rruga e re është marrë me koncension për 35 vite. Shpejtësia e projektuar për këtë kategori rruge do të jetë nga 90 në 140 km/orë.
Kjo autostradë, do të përbëhet nga dy karrexhata, të pavarura, të ndara nga një barrierë sigurie e pakalueshme, secila me të paktën dy korsi, bankinë të shtruar në të majtë dhe korsi emergjence në të djathtë, pa kryqëzime në nivel, me kontroll strikt të aksesit, - i thanë RTSH-së, jashtë kamerave, inxhinierët e këtij investimit të rëndësishëm.
Sipas projektit, janë identifikuar 13 fshatra/zona kadastrale në të cilat kalon gjurma e projektit , të cilat janë pjesë e bashkive të Tiranës, Vorës, dhe Krujës. Rreth 90 ha tokë bujqësore vlerësohet e ndikuar nga projekti.
Koncesioni i miratuar në fund të majit 2022 parashikon mbi 1.56 miliardë euro, me TVSH, që do të shkojnë për përfituesit e kontratës. Kontrata ka ndryshuar dhe parashikon një koncesion 35 vjeçar, ku dy vitet e para do të jetë ndërtim i këtij aksi dhe pjesa tjetër operim dhe mirëmbajtje.
Projekti parashikon projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas transferimin tek shteti. Burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.
Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro. Kontrata parashikon që tarifa që do të vendoset në rrugë do të jetë e pavarur edhe pse ajo do të duhet të marrë miratimin edhe të autoritetit kontraktor. Tarifa do të ndryshojë dhe rrumbullakoset një herë në katër vjet.
Aksi Thumanë-Kashar ishte pjesë e projektit “Një miliard”. Qeveria u tërhoq nga projekti në vitin 2019 duke deklaruar se paratë e dedikuara për projektin do t’i dedikoheshin “Paktit me Universitetin”. Situata përfundoi në gjykatë, që i dha të drejtë kompanive private. Pjesë përbërëse e rrugës janë 14 nënkalime, 12 ura me gjatësi totale 4 kilometra, 3 mbikalime korsi emergjencash në secilën anë me nga 3 metra. Gjerësia totale e rrugës parashikohet 28 metra.
( Gazetar Bardhi Sejdarasi )
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik.
Subscribe to our KZitem Channel:
bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar
Негізгі бет Ойын-сауық Autostrada Thumanë-Kashar - Punohet në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 21 kilometrash | Speciale
Пікірлер: 22