#oranews #lulzimbasha #parlament #edirama #buxhetiparlament
Kryetari i PD-së replikoi ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama i cili para se tij tha se kryetari i Pd-se merrte këshilla si balonë tabake për ekonominë, duke nënkuptuar deputeten Tabaku.
Nga foltorja Basha i kujtoi Ramës, kthimin e tij në Shqipëri nga Fatos Nano dhe e quajti taksë, shpagesa e mëkatëve të etërve dhe PD-së, një pjesë.
"Para se të përgjigjem me fakte konkrete e jo me tigrat e gënjeshtrës që mban afër. Është e disataherë që ky vjen këtu e fyen individualisht e në grup opozitën.
Zonja të cilës ju referove është doktoreshë shkencash kur ti bridhje poshtë urave të Parisit. Është specializuar në një nga 30 Universitetet më të mira të botës në ekonomi, Angli, kur ti ofroje shërbime në garë de nord, në ato të pataksuarat."
Rama: Kush tha se drejtova asaj.
Basha: Kujdes kur matesh me ne, se ta ka thënë paraardhësi yt si të ka sjellë këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne. Vijmë nga universitetet më të mira të Europës dhe ajo që na ka kthyer është dëshira për ti shërbyer vendit. E jo nga llumi i Senës. Ti je prodhimi I gropës së Hajdin Sejdisë të kësaj shoqërie.
Mati mirë krahasimet se i ke hipur kalit lart me taksat e shqiptarëve e ça të duket vetja. Mati mirë fjalët.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZitem bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Негізгі бет Basha ngre zërin me Ramën: "Mbaj gojën! Kujdes kur matesh me ne! Replika e plotë
Пікірлер: 37