Historia e sotme e trajtuar në “ Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit është një histori e rrallë dhe tepër e rëndë. Ariani është një baba i 3 fëmijëve, i cili është braktisur nga gruaja e tij. Marrëdhënia e tij me bashkëshorten paraqitet tepër e komplikuar dhe historia e tyre është bërë disi publike tek emisioni “Dua të të Bëj të Lumtur”, pasi Elida i është drejtuar publikisht bashkëshortit që ta falë dhe të hedhë pas krahëve momentet e vështira të martesës së tyre.
Ajo në rrëfim publik pranon publikisht se kishte denoncuar dy herë Arianin për dhunë dhe ai dënohet me 8 muaj burg. Debatet sipas saj lindnin nga xhelozia e Arianit, i cili edhe në këte rast sipas Elidës nuk kishte faj, sepse ajo e kishte tradhëtuar gjatë kohës që ai ishte ne burg.
Në emision, bashkëshortët u pajtuan për hir të familjes dhe duket se marrëdhënia mes tyre u përmirësua. Por një ditë, Elida braktis bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Ariani mbetet vetëm me 3 fëmijët, fëmija më i madh është 5 vjeç, vajza, e cila është me autizëm vetëm 2 vjeç dhe fëmija i tretë vetëm një vjeç.
I tronditur dhe i frikësuar nga nje denoncim tjetër, për shkak se ka bërë 8 muaj burg, ai vendos të hesht. Por komuniteti i qëndron pranë, e ndihmojnë dhe nëpërmjet disa postimeve ne një rrjet social të ndihmës për kafshët, një prej fqinjëve kërkon ushqim dhe veshmbathje për fëmijët.
Për shkak të gjendjes së vështirë dhe në pamundësi për të lënë dikë që të kujdeset për 3 fëmijët, Ariani nuk ka mundur të jetë i pranishëm në studio. Në një lidhje direkte me gazetaren Eriselda Martini, e cila ka shkuar pranë familjes së tij ne Shkozë, Ariani ka treguar situatën e vështirë në të cilën ndodhet, mungesën e përkrahjes nga ana e familjarëve të cilët e kanë paragjykuar dhe gjithashtu ka bërë thirrje për ndihmë për 3 fëmijët e mitur.
Негізгі бет Bashkeshortja e tradhetoi dhe e braktisi, babai i tre femijeve te mitur apel per ndihme
Пікірлер