Në fokusin tonë një personazh që vjen nga familja e madhe e fotografëve të parë në Shqipëri, familja Marubi. Këta fotografë, si edhe ata korçarë, na dhuruan imazhin e kohëve vendimtare për shoqërinë dhe personaliteteve që sot përbëjnë referencën tonë të identitetit shqiptar. Në këtë mënyrë ata ushqyen kujtesën kolektive ndër breza, një faktor ky që përforcon lidhjen me të kaluarën tonë, përcjell origjinalitetin dhe krijimtarinë artistike si dhe dëshmon aktivitetin dhe përkushtimin patriotik në çështjen shqiptare.
Por ne do flasim për një fotografe grua, për pasardhësen e Kel Marubit, Bernardina Marubin. Ajo, rreth viteve 1920, ishte gruaja e cila mori përsipër punën në dyqanin e fotografisë dhe solli elemente të reja në krijimin dhe përpunimin e fotografisë, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm të traditës familjare në fotografi.
Siç e do dhe vetë fuqia e imazhit, ne menduam se askund tjetër nuk do mund të flisnin mbi punën e Bernardina Marubin sesa në vendin e saj, në Shkodër. Aty na mirëpriti historiana e vlerësuar, prof.Dr. Bendis Kraja, e cila, si një njohëse e mirë e historisë por edhe si një shkodrane e vërtetë, na shoqëroi në vizitën tonë dhe na ofroi informacione të çmuara mbi punën dhe jetën e Bernardina Marubit, fotografes së parë shqiptare.
Na ndiqni!
Негізгі бет Bernardina Marubi, fotografja e pare shqiptare
Пікірлер