Subscribe. Ky eshte varianti origjinal Teksti e nje histroik i shkurtër më poshtë.
Cinxerfile
Kur më shkoje rrugës tutje
Gërshetat hedhur mbi supe
Buzë lule c`me këpute
Bushti jelekut me rupe.
Ref.
Cinxërfile, cinxërfile
Aman t`u bëfsh bilbile
Bilbil qofsh e të këndofsha
Përmbi supe të qëndrofsha.
Peshli çara, jelek ngrirë
Unazë më gur xhevahir
Je e rritur me të mirë
Me mjaltë e me gjalp të ngrirë.
Ref.......
.........
O era e luleve
Erë e manushaqeve
Dalë nga dalë të është afruar
Bilbili për të kënduar.
Ç`pat lanetka që më shau
Më shau seë nuk e dija
Për tumanet vija-vija
Blerë me paratë e mija
Dritë avllia, dritë shtëpia
Kthyer penxheret nga hija
Manushaqe borzilok
Tufa-tufa si mban dot
Teksti eshte degjuar dhe eshte marre nga Nuri Nuredini, kenduar nga Basttri Nuredini dhe me vone u perpunua nga Lefter Haxhiraj e e u këndua ne variantin e cinxerfiles nga Rrahmwn Nuredini, me te cilen u paraqiten ne festival. Ky variant u ndalua nga sekretari partise se asaj kohe se mbante leksik te huazuar dhe i kendonte dashurise ne nje forme jo sipas idealeve dhe moralit te sistemit.
Personazhi ne qender eshte kengetari Petrit Nuredini, ibiri i te ndjerit Bastri Nuredini qe e kishte kete kengen e tij. Regjistrimet jane bere ne fshatin Armen ne perkujtim te vlerave dhe te gjithe atyre qe kontriubuan per foklorin e qe mbeten te paharruar.
Негізгі бет CINXERFILE. BASTRI NUREDINI.(regjistrim i rralle).Grupi Armenit 1980
Пікірлер: 45