Jezu Krishti u ngjall prandaj kënga jonë nuk ndalet kurrë. Ne e lavdërojmë emrin e Zotit Jezus se ai na shpëtoi dhe na shenjtëroi. Kjo këngë u këndua nga kori i Kishës Shën Palit në Michigan për Pashkë. Dëshmitarët e Krishtit Zot predikojnë dhe këndojnë për lavdinë e Zotit tonë. Ju lutemi ndani këtë video që të gjithë të këndojmë për madhështinë e Zotit tonë! 🙏🙏
Dëgjoni, Popuj të gjithë këtë lajmërim
Sot prej së vdekurish, plot me shkëlqim,
Krishti u ngjall e na mbushi me gëzim, Aleluja!
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
Me erë të mirë shkuan gratë në agim:
Trupin e tij ta nderojnë me vajim,
Panë vetem dritë ku pardje qe varrim, Aleluja
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
Por, qe me petka më t’bardha se borë;
Iu paraqit fill një engjëll mbi vorr,
Tuj mbajt’ flamurin e jetës në dorë, Aleluja
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
U tha: "burrnesha s'duhet me u mërzitë:
S'është ktu "I Gjalli" dhe tha me leçit'
Se Krishti u ngjall, si tha të tretën ditë, Aleluja
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
Shokëve të tij menjëher ua dëftuan;
Pjetri e Gjoni vrap te vorri shkuan
E t’gjitha I gjetën po, siç I dëgjuan, Aleluja
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
E po atë mbramje kur ishin bashku;
Erdhi vet' Jezusi per me u tregu,
Se edhe mbi vdekje dashnija ka fitu, Aleluja
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
Tash të krishterë, me më t’madhin gëzim:
Ta lart’sojmë Hyjin me falenderim, dhe t’i
Këndojmë, me një shpirt plot galdim. Aleluja
Aleluja, Aleluja, Aleluja!
Негізгі бет Dëgjoni Popuj të gjithë këtë lajmërim - Kënga e Pashkëve
Пікірлер: 48