#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Laguna e Nartës është një nga lagunat më të mëdha në vend, por nga ana tjetër është një vend i rëndësishëm qoftë për speciet e rralla, qoftë për aktivitetin ekonomik dhe për kultivimin dhe peshkimin.
Është një lagunë me përfitime të mëdha ekonomike, por dhe një lagunë që ka mundësuar jetesën e të gjithë banorëve të gjithë asaj zone për vite dhe për shekuj me radhë.
Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një bisedë me Nexhip Hysolakojn, i cili ka folur me detaje për lagunën e Nartës, për sipërfaqen, thellësinë, fshatrat përreth lagunës, faunën dhe bujqësinë. Ai ka thënë se në periudhën e dimrit në lagunën e Nartës arrijnë deri në 3 mijë flamingo.
Blendi Fevziu: Sa e madhe është laguna e Nartës?
Nexhip Hysolakoj: Është rreth 3 mijë hektarë e gjitha, po flasim për pjesën ujore, pa futur atë Kriporen, e cila është 1 mijë e 500 hektarë. Laguna ka një thellësi mesatare 70-80 centimetra. Pra, fillon nga 0 dhe shkon maksimumi 1 metër.
Blendi Fevziu: Dhe çfarë ka si faunë?
Nexhip Hysolakoj: Flamingot e kanë fituar marketingun vetë në lagunën e Nartës sepse është specia më e bukur. Numri i saj është gjithmonë e më shumë në rritje. Censuset e fundit tregojnë se arrin 2000 deri në 3000 të tilla në kohën e dimrit kur bëhet dhe Censusi i shpendëve dimëror.
Blendi Fevziu: I bie që këtu bëhet një gjë mahnitëse.
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет “Deri në 3 mijë flamingo në lagunën e Nartës”, Fevziu: Mahnitëse!
Пікірлер: 1