2 prilli është simbolikë e dy ngjarjeve të rëndësishme, është dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për autizimin dhe dita ndërkombëtare e librit për fëmijë.
Në këtë ditë të shënuar Albas ishte në Bibliotekën e qytetit të Rrogozhinës për të ndjekur një takim shumë interesant të organizuar nga përgjegjësja e bibliotekës Marjeta Curumi, me fëmijë, mësues, edukatorë, prindër e gjyshër, ku u fol për rëndësinë e librit, proçesin e leximit dhe sa i vjen në ndihmë fëmijëve që janë të prekur nga autizmi.
E ftuara e veçantë e kësaj dite ishte autorja e librave për fëmijë dhe redaktorja e shtëpisë botuese Albas, Sevi Agolli Lami e cila ju përgjigj pyetjeve kureshtare të fëmijëve për librat e saj “Gënjeshtra të bardha” dhe “Hajdutja e Buzëqeshjeve” por edhe shumë pyetjeve të tjera në lidhje me procesin e realizmit të librave.
E ftuar gjithashtu ishte edhe psikologia Klara Gjordeni, përfaqësuese e sektorit të shërbimeve në Bashkinë Rrogozhinë e cila foli për rëndësinë që ka libri dhe procesi i leximit si një formë terapie te fëmijët e prekur nga autizmi.
#albas #albasmedia #children #autismawareness #autismacceptance #autismacceptancemonth
Негізгі бет Dita e Librit për Fëmijë dhe Autizmit: Dy ngjarje dhe një mesazh nga Biblioteka e Rrogozhinës
No video
Пікірлер