#dosjak #reporttv
Sa ishte foshnjë deri 2 vjeç, Zoja Lekndreaj nuk e mbante mend të atin, por ato pak muaj të foshnjërisë, ajo jetoi pranë tij, dhe ishin të vetmet kohë kur do ta njihte nga afër, saç mund ta njohë një foshnje të atin. Pasi ai u arratis, ajo u rrit në kampe internimi dhe të atin e njohu vetëm përmes rrëfimeve të nënës.
Mungesa e tij në jetën e saj duket se kishte lënë një boshllëk të madh, të cilin do të mundohej ta mbushte për përfytyrime sa ishte fëmijë. Në kampit e internimit në Berat dhe Tepelenë, nuk mbërrinte kurrë asnjë lajm prej tij. As letra e as fjalë për ndokënd që mund të dinte rreth fatit të tij. Pas arratisjes, ai ishte vendosur në Bekgjikë, por Zoja dhe nëna e saj nuk dinin asgjë, ishte gjallë apo i vdekur. Letrën e parë prej tij do ta merrnin vetëm kur të shkonin në Savër. Prej atëherë e deri në vitin 1985, kur i ati Zef Deli Lekndreaj mbylli sytë përgjithmonë në Belgjikë do të shkëmbenin letra e lajme mes tyre, e me ato pak rreshta Zoja do të përpiqej gjithë jetën të ndërtonte portretin e tij. Pas vdekjes së Zefit, ëndrra e vetme e Zojës ishte të shkonte ti shihte varrin dhe një ditë kur, mbase do të piqeshin kushtet, t'ia merrte eshtrat e t'ia sillte në atdhe.
Негізгі бет Dosja K - Zojë Lekndreaj : Babai më la 2 vjeç dhe nuk e takova më kurrë... (19.12.2023)
Пікірлер: 4