Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24
19 nentor, 2018
Historia e një 78-vjeçareje nga Elbasani është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. E moshuara Hafize Muça, nënë e 9 fëmijëve, disa prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, ka rrëfyer jetën e saj të vështirë në fshat në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës, ndërsa shprehet se ndihet e braktisur.
78-vjeçarja tregon se si ka rritur me sakrificat 5 vajzat dhe 4 djemtë e saj, ku këta të fundit jetojnë në Greqi se bashku me familjet e tyre. Ndërkohë vajzat, 2 janë të martuara në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër. Problemi me i madh është tualeti thotë ajo, është e moshuar dhe nuk ka se si të lahet në atë banjë të shkatërruar. E moshuara pohon mes trishtimit se fëmijët e kanë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa ajo detyrohet që të jetojë me pensionin minimal prej 6000 lekësh të reja që i jep shteti. Po ashtu ajo pohon se para disa muajsh ka qenë e shtruar edhe në spital për shkak të një hemorragjie. Prej 4 vitesh që bashkëshorti ka ndërruar jete jeton vetëm.
Негізгі бет Ойын-сауық Drama e nënës, braktiset nga 9 fëmijët: S’më ndihmojnë, s’i lashë pasuri
Пікірлер: 1,7 М.