Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-die...
Dy bashkëshortët, Halit dhe Afërdita Koxhai kanë ardhur në rubrikën “Shihemi në gjyq” te “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti për një pronë, të cilën nuk e duan. Një arsye mjaft e çuditshme kjo, pasi jemi mësuar që në seancat e ndërmjetësimit të trajtohen konflikte për të kërkuar prona dhe jo për t’i refuzuar.
Afërdita ankohet se e kanë akuzuar pa të drejtë për marrjen e tokës së kunatit, vëllait të Halitit, por ajo nuk ka qenë në dijeni të dokumenteve që tregojnë se kjo pronë rezulton në emrin e bashkëshortit të saj.
“Unë kam ardhur këtu për një akuzë të rëndë. Para 3 viteve më është bërë një akuzë që i kam marrë tokën kunatit. Nuk e dinim që e kishin hedhur pronën nga ATP-ja, veçse kur na thonë: ‘Toka është në dorën tuaj’. S’kemi tokë thashë unë, vetëm 10 dynym. Ai tha ka firmosur bashkëshorti. Për këtë kam ardhur sot. E ke firmosur a s’e ke firmosur? Ti më ke shkatërruar jetën mua!”
Haliti refuzon të ketë firmosur për këtë pronë, ndaj kërkon nga drejtësia të gjejë se kush ka firmosur në emrin e tij. Bashkëshortja e tij rrëfen gjithashtu se prej 32 vitesh ndodhen në konflikt për një shtëpi të përbashkët me vëllain e Halitit, në fshatin Gegë.
Afërdita - Më nxorën përjashta, vet i pestë!
Haliti - Unë nuk kisha çfarë t’i bëja se e kisha vëlla mbi të gjitha! Prandaj e mbrojta ... Ai ma punoi.
Afërdita - Si ndenja një vit përjashta ... Vajta në darkë nuk më hapën derën, kisha tre fëmijë ...
Afërdita tregon se kunati i saj, Fetahu, përveçse i ka nxjerrë nga shtëpia, për të cilën kanë kontribuuar të gjithë, i ka akuzuar se i kanë marrë tokën që vazhdon e punon, me pretendimin se e shfrytëzojnë ata prej 24 vitesh.
Afërdita - Nuk e duam se është e atij!
Haliti - Ç’është e drejta, unë nuk kërkoj tokën, por drejtësinë!
E. Çobani - Ke folur ndonjëherë me vëllain?
Afërdita - S’ka folur fare!
Haliti - Unë që prej vitit ’86 nuk flas me atë.
A. Gjebrea - Në qoftë se tokën e kanë vënë në emrin tuaj, merreni ...
Haliti - Epo gjykata i dha të drejtë atij, hajdutit! S’ma dha mua.
Juristja Çobani thotë se më 24.04. 2015, Fetahu i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe ka paditur të vëllain, Halitin, në mënyrë që ta njohë si pronar të tokës, pasi sipas dokumenteve rezulton në emrin e këtij të fundit. Por Haliti betohet që nuk e ka patur kurrë këtë tokë. Eni Çobani ngre pyetjen nëse gjykata ka hetuar sa i vërtetë është ky denoncim sepse ky çift po vuajnë për diçka që nuk e kanë bërë.
Haliti - Ai thotë ma ka marrë para 24 vitesh, por unë nuk kam marrë tokë me firmë. Ai e punon vetë tokën.
Afërdita - Kur u martua ai edhe krevatin tonë na e mori, ne flinim përtokë. Krevatin ma mori, shtëpinë ma mori, vetëm fëmijët i kanë ngelur pa marrë! Të marrë dhe fëmijët dhe unë të rri rehat ...
Haliti - Epo mirë, do ta ndihmonim ne se e kisha “byrazer”!
Afërdita - Hyra në kredi, në borxh se s’kisha. Më erdhi Zyra e Përmbarimit me gjithë policinë donin lekë! Mua më ka humbur e drejta e fjalës.
Haliti - Ky problemi jonë është për të tallur e për të qeshur! Kemi ngrënë një gjobë të kotë. Të rrish në punën tënde dhe të të ngarkojë tjetri me tokë.
Po bëj 3 vjet që po vuaj. Më ka hedhur një barrë të kotë! Më ka marrë 1 milion e 100 mijë lekë (të vjetra) Zyra e Përmbarimit, 400 mijë lekë (të vjetra) m'i mori avokati që s’ më bëri gjë e më shiti. Ne ishim pa punë të gjithë.
Afërdita - 1 vit ka ky me pension. Me pensionin tim të invaliditetit kam mbajtur 12 veta. Vajta 62 vjeç, unë do shkatërrohem komplet.
Nuk e dua më burrin!
Haliti - Kë s’do ti, mua?
Afërdita - Nuk e dua, aq më ka stresuar.
Haliti - E mirë, rri vetëm unë.
A. Gjebrea - Si mund ta thuash këtë në sy të djalit që është këtu?
Haliti - Rri ti me çunat se unë rri vetëm.
Afërdita - Unë dua dëmshpërblim për shqetësimin që më ka krijuar, për burrin që më ndau dua dëmshpërblim më të madh, se më ndau pas 40 vitesh martesë. Unë dëmshpërblimin e kërkoj nga gjykata se ajo më dënoi!
Vëllai i Halitit, Fetah Koxhai pranoi të jetë pjesë e kësaj seance ndërmjetësimi nëpërmjet një lidhjeje telefonike, për të dhënë edhe ai këndvështrimin e tij mbi këtë çështje.
“Në vitin 1991-1992, kur u ndanë tokat...
Негізгі бет E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (21 janar 2018)
No video
Пікірлер