www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-di...
Sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” përballen bashkëshortët Violeta dhe Nasi. Ata ndodhen prej rreth 50 vitesh në konflikt për një pronë, për të cilën Nasi pranon se ka neglizhuar ndjekjen e dokumentacione për pronësinë.
Gjithçka ka nisur pasi bashkëshortja e të atit të Nasit, Thomait ndërroi jetë dhe ky i fundit bashkëjetoi me një grua, Cien, e cila ishte e ndarë dhe kishte dy fëmijë. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë Nasi. Pas dy vitesh Thomai ndërroi jetë dhe Cia vijoi të mbante mbiemrin e bashkëshortit të saj, Çuko.
Por problemi qëndron tek vëllai i tij nga nëna, Dhimitri, që pretendon pronësinë, duke e lënë Nasin pa asnjë të drejtë mbi pasurinë që i takon nga i ati.
Në këtë mënyrë Nasi ka lënë dhe fëmijët e tij pa pronë, ndaj dhe vazhdojnë konfliktet me bashkëshorten e tij. Ai shprehet se ka patur marrëdhënie të mira me familjen nga nëna, por tanimë i kanë dalë të pabesë, duke i marrë trashëgiminë që i takon.
Ndërsa bashkëshortja e tij i thotë: “Ti nuk ke asnjë dokument. Ti ke marrë dokumentet e gjyshit tënd nga Arkiva Qendrore dhe në Lushnje ke të babait tënd. Sot në Lushnje të thonë që nuk ke dokument, bëj gjyq. Pse nuk e ke bërë? Çfarë ke pritur deri më sot?”
Juristja Eni Çobani shpjegon se pas vdekjes së gjyshit të Nasit, prona u trashëgua nga i biri Thomai dhe e bija. Kjo e fundit vendosi t’ia shesë pjesën e saj fqinjit, ndërsa Thomai i shiti vetëm një të tretën e pjesës së tij.
Në dokumentin e Zyrës Vendore të Regjistrimit në Lushnje, të datës 19.10.2018, me drejtues Shkëlqim Mebeli, thuhet se nga verifikimi në sistemin elektronik të pasurive të paluajtshme nuk rezulton që i ndjeri Thoma Cirroku të ketë pasuri të paluajtshme, të regjistruar në pronësi apo bashkëpronësi. Ndërkohë që kjo pronë ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë Arkivës Shtetërore.
Ndërsa në vitin 2014, në dokumentin e lëshuar nga kryeregjistruesi Bledar Koçiu thuhet: “Pasuria për të cilën pretendohet, e llojit truall, me pronar sot Kozma Dhimitër Çuko, nuk disponon numër reference dhe për këtë arsye nuk i bashkangjisim dot informacionin e duhur”. Pra, kjo pronë sot është në emrin e nipit të Nasit, me të cilin ky i fundit nuk ka asnjë lidhje biologjike apo trashëgimie.
Pasi Violeta u interesua sërish pranë këtij institucioni në vitin 2016, iu tha nga kryeregjistruesi Astrit Dervishi se për pasurinë me sipërfaqe 200 metra katrorë është hapur një kartelë e regjistrimit sporadik në emër të Dhimitër Çukos, çka do të thotë regjistrim i përkohshëm. Më pas, në bazë të trashëgimisë, kjo pronësi ka kaluar tek i biri, Kozma Çuko.
Por e zhgënjyer zonja Eni thotë: “Është hera e parë në kulturën time juridike që lexoj një dokument të tillë, që regjistrohet një pronë në mënyrë të përkohshme!”.
Ndërsa në vitin 2017, kryeregjistruesi Eris Stambulliu gjeti dokumentacionin e pronësisë në regjistrisin hipotekor të viteve 1936 dhe 1939 dhe e citoi në dokumentacionin e lëshuar, por nuk ka bashkangjitur asgjë.
Por një dokument i vitit 1924, që mund të gjendet lehtësisht tek Arkiva Shtetërore, tregon se Marsi Cirroku, gjyshi i Nasit ka blerë pasurinë, për të cilën debatohet me vlerën 200 franga, duke vërtetuar pronësinë.
Zonja Eni shprehet: “Shteti funksionon zinxhir dhe dokumentet duhet të jenë patjetër online. Çfarë ka Arkiva e Shtetit duhet ta ketë çdo Hipotekë në Republikën e Shqipërisë. Përse kjo lodhje e shtuar qytetarëve për të gjetur dokumente?”.
Por ajo çfarë e shqetëson Violetën është një deklaratë noteriale që Nasi ka bërë në vitin 2003, për të cilën nuk vuri në dijeni as bashkëshorten dhe as fëmijët. Nasi justifikohet me faktin se duke qenë se nuk figuronte në asnjë dokument si pronari legjitim i pasurisë, vendosi të firmoste, për shkak edhe të presionit psikologjik dhe fizik që i bëri i vëllai...
Негізгі бет E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (23 dhjetor 2018)
No video
Пікірлер