www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-di...
Në këtë seancë të rubrikës “Shihemi në Gjyq”, në “E Diela Shqiptare” u trajtua rasti i një babai nga qyteti i Fierit dhe konfliktit të tij me djemtë. Banush Kanani ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit një prej djemve të tij, Besnikun. Shkak i konfliktit është bërë dëmshpërblimi i banesave pranë lumit të Gjanicës, të përmbytura 10 vite më parë.
Zoti Banush mohon se ka marrë dëmshpërblim nga përmbytjet dhe nuk ua ka dhënë djemve të tij. Ai kërkon nga djemtë që t’i flasin, e ta quajnë sërish baba, pasi siç thotë vetë gjatë emisionit, ka arritur në pikën që nuk do më as jetën, për shkak të kësaj situate të rënduar.
Por si qëndron e vërteta? A i ka marrë paratë zoti Banush? Nëse jo, përse besojnë djemtë të kundërtën?
Eni Çobani: Atëherë, zoti Banush unë e kuptoj vështirësinë tuaj, emocionin tuaj, ka edhe pak vështirësi edhe në dëgjim, por do ta mirëkuptojmë gjatë gjithë kohës zotin Banush. Njëkohësisht falenderoj edhe Besnikun, i cili e ka patur të vështirë të ishte pjesë sot. Ai e ka patur shumë të vështirë të vijë sot, ai përfaqëson vëllezërit në këtë komunikim me babain. Kështu që të falenderojmë nga zemra Besnik.
Ardit Gjebera: Nuk qenka vetëm Besniku, por qenkan edhe vëllezërit.
Eni Çobani: Edhe vëllezërit gjithashtu, po ashtu edhe në publik kemi edhe një bashkëfshatarin e tyre, zotin Skënder e përshëndesim, i cili bësoj se do të bëhet pjesë e seancës së ndërmjetësimit në vazhdimësi. Zoti Banush, ju vini nga qyteti i Fieri apo jo?
Banush Kanani: Përshëndetje, kam nderin të marr pjesë këtu përpara Enit Çobanit dhe jam përpara këtij publiku të nderuar. Quhem Banush Kanani nga qyteti i Fierit. Kam sjellë këtu sot përballë djalin tim të vogël të pleqërisë, Besnik Kananin se jam në një konflikt me djemtë e mi. Kam tre djem edhe një vajzë, sot në moshën 77-vjeçare, babai ndeshet me djemtë e tij, gjë e paparë, gjë që nuk bën vaki.
Besnik Kanani: Për çfarë arsye na solle këtu sot?
Banush Kanani: Kur morët rrugën e emigracionit, babai ruante katër palë shtëpi të fëmijëve.
Besnik Kanani: Katër palë shtëpi more lekët i hëngre more.
Banush Kanani: Duke u paguar detyrimet ndaj shtetit, drita, ujë e të tjera, më përgjegjësi të madhe, se detyrimi i këtij babai për fëmijët. Tani Fieri kufizohet nga një lum i paparë...
Негізгі бет E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (28 tetor 2018)
No video
Пікірлер