www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Një sipërfaqe tokë e përfituar nëpërmjet ligjit 7501 në vitin 1991, është bërë mollë sherri mes 6 motrave dhe vëllait të tyre të vetëm.
Historia e ka zanafillën në vitin 2005, kur 7 fëmijët humbin edhe nënën pasi babai kishte ndërruar jetë në vitin 1993. Në këtë moment të gjitha motrat edhe vëllai bëhen bashkëpronarë të një toke prej 13 dynym por sot jo të gjithë gëzojnë pjesën e tyre të pronës. Njëra prej motrave, Dashuria, ka sjellë motrën Manushaqen për t’i kërkuar asaj një zgjidhje pasi sipas saj, Manushaqja është përgjegjëse për gjithë atë çfarë ka ndodhur.
Nga ana tjetër, Hysniu, vëllai i vetëm, është pronar i tokës edhe pse nuk bashkëpunon me motrat për t’i qartësuar ato duke u treguar mënyrën si ai e ka marrë këtë pronësi.
Dashuria: Unë sot kam ardhur këtu për një seancë ndërmjetësimi, sepse kam shqetësim me familjen. Gjithashtu motra më ka shitur tokën...
Manushaqja: Jo motër, s’kam shitur tokën. Tokën ta ka shit vëllai!
Dashuria: Gjeje tokën, unë dua pronën time, pronën time nuk e lë...Gjeje!
Një firmë e dhënë nga Manushaqja është bërë shkak i konfliktit mes motrave. Manushaqja nuk pranon të ketë shitur pronën e motrës së saj, por Dashuria bën atë përgjegjëse.
Në vitin 1991, Dashuria ka qenë e pamartuar, ishte pjesë e familjes bujqësore dhe ka përfituar nëpërmjet ligjit 7501 si të gjithë anëtarët e familjes.
Prindërit dhe katër motrat kanë përfituar 13 dynym tokë, gjithashtu edhe vëllai me bashkëshorten dhe fëmijët e tij kanë përfituar 13 dynym tokë.
Eni Çobani: Këto kanë qene me ju, bashkë në një familje?
Dashuria: Ata kanë qenë më vete...
Eni Çobani: Unë kam dokumentin ligjor në bazë të të cilit, familja bujqësore përfitonte tokë në Republikën e Shqipërisë, ka qenë certifikata e 1 Gushtit të vitit ’91..
Familjes i janë dhënë gjithsej 26 dynym tokë, ku 13 dynym i përkisnin familjës së Dashuries me prindërit dhe motrat, ndërsa pjesa tjetër vëllait të saj dhe familjes së tij që kishte krijuar.
Sipas Dashuries, edhe pse rezultonin një të njëjtën certifikatë familjare, dy familjet jetonin të ndara nga njëra-tjetra.
Dashuria: Në 2007 më merr vëllai në telefon, më thotë “dua një firmë nga ti”. E pyeta përse e do firmën time. Më duhet tha që të mos kem probleme me tokën time. Edhe unë ka hedhur firmën në një letër të bardhë. Unë e firmosa duke besuar te vëllai se më tha vëllai më duhet firma, që të mos kem probleme me ish pronarin e tokës, që kam pasur përpara. I thashë vëlla ti ke tokë me ligjin 7501 nuk ke të drejtën as ta blesh as ta shesësh. Nuk ka problem tha. Nuk më ka kërkuar as mjet identifikimi, dhe nuk më ka treguar së çfarë zyre ishte ajo. Babai më ka vdekur në vitin ’93 ndërsa mami në 2005. Të gjithë dokumentacionin mbi pronësinë i ka vënë vëllai sipër vetes së vet pas vdekjes së prindërve.
Eni Çobani: Akti i marrjes së tokës së Hysniut, është me 13.000 e 200 metër katrorë. Ai ka këtë me familjen e tij. Kemi edhe një 13tëshe tjetër, kjo pjesa ku është?
Dashuria: Ajo është e babait bashkë me ne fëmijët. Unë nuk e kam dokumentin. Pasi vdekjes së prindërve i ka marrë vëllai të gjithë dokumentet.
Eni Çobani: Hysniu këtu ka vetëm 13.000 e 200 metra katror, nuk ka 26 dynym...
Dashuria: I ka heq i ka kaluar të gjithë sipër vetes së vet.
Негізгі бет E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (8 korrik 2018)
Пікірлер: 135