Nje ngjarje e rende eshte shenuar ne Fier mëngjesin e të premtes së kaluar ku nje femije 3 vjeç ka nderruar jete ne ambientet e nje kopeshti privat. Paraprakisht dyshohet qe vogelushi te jete mbytur ndersa i jane konstatuar hematoma ne qafe. Ne momentin qe eshte gjetur i pajete ka qënë veshur me xhup. Trupi eshte gjetur tek varsja e rrobave. Dyshohet se kur ka dashur të marë cantën, femijes i ka ngecur kapuci i xhupit ne varsen e rrobave dhe eshte mbytur. Edukatorja ka kerkuar ndihme pasi ka menduar se i ka rene te fiket. Kane marre djalin dhe e kane shoqeruar ne spital ku ka mberritur pa shenja jete.
Daja i femijes thote se mjeku i konfirmoi se vogelushi kishte mberritur pa shenja jete ne spital dhe se kishte shenja ne fyt. Ai kerkon drejtesi per zbardhjen e ngjarjes. Për ngjarjen para drejtësisë po përgjigjet vetëm edukatorja. Ndërsa familja apelon për drejtësi…
Негізгі бет “E çuam në çerdhe, na e sollën me arkivol”, pronari përballet me gjyshërit: edukatorja të tregojë…
Пікірлер: 190