E dashur teta Evis unë jam një vajzë 15 vjeçe, iu shkruajta juve pasi mendoj se ju do më bëni realitet ëndrrën më të madhe të jetës time, atë ëndërr që mund ta kishte çdo fëmijë që do të ndodhej në kushtet e mia. Unë dua të rrëfej historinë e jetës time dhe të kërkoj publikisht babain tim biologjik, të cilin nuk e njoha kurrë.Unë kam pyetur për ardhjen time në jetë mamin e cila më ka treguar për historinë e saj të dashurisë me babain tim. Mami më ka rrëfyer shumë peripeci, por mes të tjerash më ka treguar se më ka dashur fort prandaj edhe unë jam sot në jetë. Mami më ka treguar se babai im nuk më ka dashur si fëmijë, pasi erdha si pasojë e një dashurie të fshehtë dhe një romance që se dinte askush. Unë edhe që iu dërgova këtë mesazh nuk i tregova mamit, pasi ajo shpesh më thotë se babai im ka ndërtuar jetën e tij dhe nuk më ka dashur kurr, madje ai i ka thënë mamit se nuk duhet të më sillte në jetë. Edhe pse kjo më mërzit shumë, nuk dua të ndalem deri sa ta gjej babain tim dhe tja them se pse nuk më deshi kurr dhe pse nuk më ka njohur kurrë. Unë dua të njoh fytyrën e babit tim, e ndoshta të ndonjë vellai apo motre që mund të kem. Teta Evis a nuk kam të drejtë të njoh babain tim, unë dua ta njoh atë, iu lutem pranoheni kërkesën time dhe më ndihmoni ta gjej babain, të jem e lumtur si çdo fëmijë që e ka në jetë edhe babain edhe nënën…
- 2 жыл бұрын
E vërteta që tronditi studion/ E mitura njohu për herë të parë babain dhe motrën.Nēna:Më kërcënoi...
- Рет қаралды 136,908
Пікірлер: 122