Në redaksinë e Fiks Fare u ankua nëna e një djali 5 vjeçar, e cila u ankua se në kopshtin privat “Borëbardha 3” edukatoret i kanë mbuluar kokën me çarçaf dhe batanije djalit të saj dhe asnjë institucion, megjithëse ka bërë kallëzim penal, nuk e ka verifikuar. Ndërkohë, denoncuesja thotë se kopshti "Borëbardha 3" merr qumësht të pa sterilizuar për fëmijët. Kamera e Fiks Fare filmon një person me bidonë plastikë nga 5 e 10 litra që çon qumësht fshati në atë kopsht.
Në redaksinë e emisionit investigtiv u ankua një zonjë, nënë e një fëmijë, e cila denoncoi veprimet e drejtuesve dhe edukatoreve në kopshtin privat “Borëbardha 3” për keqtrajtimin e djalit të saj 5 vjeçar. Ajo thotë se kopshti ka si pronare znj. Ermira Balla. “Më shumë se një vit më parë në atë kopsht kam pasur djalin. Në një moment djali mu ankua se s’do të shkojë në atë kopsht, madje ishte tepër agresiv. Më kafshonte dhe mbulonte kokën. E kam pyetur djalin dhe më ka thënë se atje e mbulojnë me batanije dhe e mbyllin në banjë” thotë denoncuesja.
Më tej shton se pasi i ka thënë djali këtë ndodhi, ka shkuar në atë kopsht dhe ka biseduar me Ermirën, e cila ia ka pranuar ngjarjen. Madje, pronarja i ka treguar edhe kamerat e sigurisë, ku dukej që djalit të denoncueses i është mbuluar koka. Më vonë pronarja i ka shkruar se këtë ngjarje e ka bërë një edukatore me emrin Gisi, të cilën nga fëmijët e kopshtit e ka çuar në çerdhe. “E kam çuar te fëmijët që s’flasin” i shkruan pronarja denoncueses. Pra, te këta fëmijë të vegjël që nuk ankohen, duke pranuar edhe ndodhinë. Denoncuesja thotë se pas kësaj ngjarje djali ka pësuar trauma të mëdha dhe e ka ndjekur me psikologë. U mbyll në vetvete.
Denoncuesja i serviri Fiksit edhe një video, ku ajo bisedon me të miturin. Ajo e pyet se çfarë ka ndodhur, ndërsa djali i përgjigjet se s’do të shkojë te kopshti “Borëbardha 3” dhe ul kokën.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Негізгі бет Ойын-сауық Edukatorja i mbulon kokën të miturit në kopshtin privat, u japin qumësht të pa sterilizuar-Fiks Fare
Пікірлер: 42