KUKES - Një masakër ambientaliste është shkaktuar në fondin pyjor dhe kullotë që i përkasin zonës së Kukësit, ku kompania “Illyria Minerals Industry” jo vetëm që shkatërruar ambientin por ka ndotur dhe ujërat e liqenit të Fierzës,të nominuar së fundi nga qeveria për kultivimin e peshkut. Tashmë kjo kompani konçesionare e vënë në qendër të akuzave për shkatërrimin e mjedisit në territorin e Bashkisë Kukës,po përballet me një hetim penal nga prokuroria e këtij qyteti.
Report Tv ka qenë në terren për të parë më nga afër situatën e masakrimit të sipërfaqes malore, të cilën kompania koncensionare nuk ka lejë për shfrytëzim minerali në këtë zonë. Ekskavatorë që punojnë pa pushim, skrepa që çajnë masivin shkëmbor të kromit dhe që më pas ngarkohet në kamionë, kjo është gjendja në këtë teren malor. Pamjet tregojnë një mjedis të shkatërruar në përmasa apokaliptike dhe që është e pamundur ta kthesh në gjendjen e mëparshme.
Негізгі бет Ekskluzive/ Ja si rropi malin me pyll e kullotë për kromin, kompania turke ndiqet penalisht
Пікірлер: 10