Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që u zbulua, ku një 50-vjeçar shqiptar Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij, pasi zbuloi se ky i fundit i abuzonte seksualisht vajzën. Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë. “33-vjeçari Erjon Pelivani kishte akses të lirë në shtëpi. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. Në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. “Daja” kishte akses dhe nga prindërit, të cilët ishin në punë. Ai shkonte kur shihte ata që iknin nga shtëpia.”, keshtu eshte shprehur avokati I familjes. Gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet. Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda. Mesohet se autori Fatmir Tarellari eshte shprehur se e kreu krimin sepse ishte baba dhe çfare mund te bente nje baba pas gjithe asaj qe mesoi nga bija e tij.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania
Website: www.balkanweb....
Ndiq News24 në Facebook: bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 në Instagram: bit.ly/41waTOE
Ndiq News24 në X: / balkanwebcom
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Негізгі бет Ekskluzive tragjedia në Volos.Flet vëllai i autorit:Fola me mbesën,tha.Halla:Erjoni ka grua e fëmijë
Пікірлер: 218