Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre. Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.
Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24 se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin iu conin ushqime. Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.
Intervista e gazetares Evis Ahmeti me babain e Eleonores.
Evis Ahmeti: Kur keni folur ju për here të fundit ju si baba me vajzën?
Babai i Eleonores: Parmbrëmë!
Evis Ahmeti: Çfarë të tha?
Babai i Eleonores: I thash si je, a je mire, po ai si është, mire…Ska qenë mire tha ka qenë në spital tha me atë pronarin nuk e di! Se pata probleme dhe këtu nëpër gjyqe nëpër…
Evis Ahmeti: Kishin një vit që ishin ndarë?
Babai i Eleonores: Jo, jo 6 muaj!
Evis Ahmeti:Shkuat në gjykatë?
Babai i Eleonores: Në gjykatë, u bë shkurorzimi, aim ë kërkoi jo kam bërë gabime, jo kam gabuar, edhe unë pranova për hater të çunave për ashtu. Do ta marr në Itali tha nuk e mbaj më te baba dhe të nëna. Baba dhe nëna e tij kanë qenë problem.
Evis Ahmeti: Kishin probleme me vjehrrën?
Babai i Eleonorës: Ata vjehrri me vjehrrën i kanë bërë ashtu, se hajde de që çuni të kishte dashur ndonjë tjetër apo goca ime ndonjë tjetër, por këta skanë dashur asnjë. Me pak fjalë problem është baba e nëna!
Evis Ahmeti: Eleonora ishte martuar që 16 vjeçe, ishte njohur vet?
Babai i Eleonorës:Po 16 vjeçe është martuar!
Evis Ahmeti:Lulzimi rrinte në Itali dhe e ndjera vajza juaj jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën?
Babai i Eleonorës:Po!
Evis Ahmeti: Edhe ata si e trajtonin?
Babai i Eleonorës:Si e trajtonin, keq e trajtonin pa bukë e kanë lënë, ja kanë marr edhe asistencën ja merrshin dhe atë. Mua sme kishin treguar, më mbrapa më treguan, vajza. 275 mijë lekshin ja kishin mar rte shpija. Edhe ndonjëherë kam shkuar unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e pa kurrëgjë.
Evis Ahmeti: Po Lulzimi i çonte të ardhura familjes, Eleonorës?
Babai i Elonorës:Jo asnjë të ardhme!
Evis Ahmeti: Ata e kanë trajtuar keq prandaj u nda Eleonora para 6 muajsh?
Babai i Eleonorës: Po, u nda jo se u nda por e pruri këtu…
Evis Ahmeti: Pasi fole me Eleonoren dhe mësove se Lulzimi nuk ishte mire, pas disa orësh mësove ngjarjen ti si baba di gjë çfarë ka ndodhur?
Babai i Eleonorës: Jo unë sdi gjë jam vet i katërtë me një asistencë…Kur erdhi dikush dhe më tha kështu kështu, më tha ka vdekur..Mua më ka vdekur edhe një çun 13 vjeç
Негізгі бет Ekskluzive / U mbyt nga burri. Babai viktimës: Shkak vjehrra. Nëna:D jalin tim vriteni, s'kam lidhje
Пікірлер: 124