#Anila Cela #Esencë #reporttv
Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer...
Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori.
Muzika është padyshim gjuha e përbashkët e njerëzimit. Tingulli nuk ka nevojë të përkthehet thjesht të shijohet e trashëgohet. Këtë të fundit ka bërë edhe familja Lela,të rrallët mes artistëve që tingullin e kanë të përveçëm. Jo më kot gjerësisht ata njihen si “Dinastia Lela”,për kontributin dhe trashëgiminë me muzikën e cila i ka kaluar kufinjtë
Për rrugëtimin,historinë dhe traditat e ruajtura me fanatizëm erdhi në “Esencë ” Fatmir Lela njëri prej pjesëtarëve të grupit dhe familjes.Ai solli kujtimet e familjes që ka shkruar historinë e saj në traditën e muzikës shqiptare.
Me pasionin e jashtëzakonshëm mbartur dhe trashëguar nga i ati Mane Lela,Fatmiri dhe vëllezerit Myslymi,Ahmeti,,Bilali, Çobani dhe Çeçoja.
Fatmiri erdhi në program bashkë me mbesën,Blertën si një dëshmi e trashëgimisë që ruhet në familje brez pas brezi. Bashkë luajtën në studio disa pjesë në instrument.
Fatmiri rrëfen fillimet me grupin dhe turneun e tyre dy vjeçar jashtë Shqipërisë,regjistrimin e një albumin në Paris dhe plot 42 albume të realizuara nga i vëllai Çobani si një trashëgimi 25-vjeçare.
Një lidhje e fortë me muzikën dhe talentet që vijnë prej saj në familje ndërsa ai kujton mes fotosh edhe koncerte me mbesën e tij,ambasadoren e kulturës tonë në botë,artisten e xhazit Eda Zari.
Gjithçka çfarë Fatmiri dëshiron është që trashëgimia muzikore e familjes Lela të mbetet e gjallë mes brezash. Ndërsa ai vetë është ende aktiv duke kompozuar muzikë ,siç ka bërë në 25 vitet e fundit.
Негізгі бет Ойын-сауық Esencë -Fatmir Lela: Midis gjithë sukseseve të jetës kam një “peng” të madh (31-01-2023)
Пікірлер: 6