Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, mori pjesë të mërkurën në mbledhjen analizë të këshillit zonal të komunës qendër të Koplikut, por nuk ka mundur të zhvillojë atë mbledhje me socialistët e qytetit, për shkak të kundërshtimeve të kryetarit socialist të degës lokale Ruzhdi Duli.
Në sallën e mbledhjes kishte shumë njerëz, një pjesë e të cilëve ishin simpatizantë dhe anëtarë socialistë, që kishin shoqëruar Nanon nga rrethet e tjera. Mbledhjen e ka hapur kryetari i këshillit zonal të komunës qendër Agim Rama. Pas tij Nano ka kërkuar, që analiza të zhvillohet me përgjegjësi. Por kryetari socialist i Malësisë së Madhe Ruzhdi Duli, ka ndërhyrë duke thënë, se analiza e zgjedhjeve nuk mund të bëhej, si në një stadium.
Pas këtyre debateve të ashpra, që zgjatën më se 30 minuta, policia ka ndërhyrë duke nxjerrë jashtë mediat dhe njerëzit pa mandat. Analiza vijoi me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj, njerëzit janë futur brenda. Në fjalën e tij Nano akuzoi sërish qeverinë.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Në Partinë Socialiste nuk mund të lejohet shtetëzimi militantëve dhe as blerja e votave me ofiqe dhe posteve favorizuese. Ashtu siç nuk mund të lejohet që të mbytet demokracia në parti me sjellje arbitrare, me forcën e pushtetit ekzekutiv, apo me makinacione që kombinojnë botën e krimit me pushtetin, që i jep shteti”.
Pas Nanos, ka folur dhe zoti Duli, i cili kërkoi ndjesë për tensionet në mbledhje, por sipas tij, nuk mund të pranonte një analizë në një sallë me njerëz jo të degës lokale./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Fatos Nano takim ne Malesine e Madhe, sherr ne mbledhjen e PS Koplik - (7 Nentor 2001)
No video
Пікірлер: 2