Lajme arkiva 2008
Agjencia Federale Amerikane FBI, dorëzon në Shqipëri një ish-efektiv policie të dënuar në mungesë me 16 vjet burg për vrasjen e Gazmend Tahirllarit. Lorenc Balliu 32-vjeç, ka prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh ilegalitet në Shtet e Bashkuara të Amerikës me pranga në duar. Agjendë specialë të njësisë kufitare në SHBA kanë njoftuar zyrat e FBI-së për lëvizjet e ish-inspektorit të krimeve i cili pas një evidentimi ka rezultuar të jetë një person me precedent penal i dënuar nga gjykata shqiptare që nga viti 2003.
I ftohtë me një pamje pothuajse i qetë dhe pse në Shqipëri e prisnin 16 vite burgu në Shqipëri, Lorenc Balliu i është dorëzuar oficerëve amerikan dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit në aeroportin “Nënë Tereza”. Historia vrasëse e Gazmend Tahirllarit, vite më parë në qelitë e paraburgimit të komisariatit të Korçës, ngriti në këmbë politikën, institucionet dhe organizatat që janë në mbrojtje të lirive themelore të njeriut.
Me kërkesë të familjarëve të të ndjerit Tahirllari, Avokati i Popullit urdhëroi hapjen e hetimeve dhe rrethanave të vrasjes në qelitë e komisariatit në Korçë dhe zhvarrosjen e trupit për t’ju nënshtruar një akt ekspertimi mjekoligjor. S’vonoi dhe hetimet e rihapura arritën të evidentojnë se vdekja e Gazmend Tahirllarit, kishte ardhur si pasoj e dhunës që punonjës të policisë kishin ushtruar ndaj tij.
Protagonisti kryesor i kësaj ngjarje, fal postit arriti të largohet mijëra kilometra larg Shqipërisë, në Shtete e Bashkuara ku mundi të rezistojë jo përgjithmonë arrestimit dhe dënim it të tij për një vrasje./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет FBI dorëzon në Shqipëri vrasësin e Gazmend Tahirllarit - (15 Prill 2008)
Пікірлер