Feja është tërësi e komplektaritet,jo grimca dhe formalitet. Ajo është e gërshetuar në të gjitha poret e jetës së njeriut,dhe i qëndron përkrah atij në çdo gjë. Mirëpo, fetaria dhe feja janë bërë sot më shumë simbolika dhe kacafytje për çështje sekondare e dytësore,sesa(e do duhej e është në thelb)bindje dhe përkushtim. Mirëpo fetaria nuk matet dhe nuk vlerësohet me atë se sa shumë njeriu investon në adhurimet fizike dhe as me ngurtësinë e tij përballë të mirave të kësaj bote. Nga leximi i librave të imam Gazalit t'ri gjejmë disa shenja identifikuese, nepërmjet të cilave arrijmë të dallojmë mes fetarisë cilësore dhe produktive,dhe asaj regresiste dhe joburimore. E para nga ato:moskuptimi i teksteve siç duhet;ashpërsia dhe vulgariteti,ku njeriu duke menduar se sa ma shumë e më tepër që është më vulgar e brutal është më afër Zotit; moskuptimi i realitetit dhe historisë:historia nuk është e kaptitur në realitet,ajo mund të rrijë ashtu vetëm në fleta; ekstremizmi në mendim e veprime; moskuptimi i teksteve siç duhet e praktimi i tyre ku duhet e saktë;shikimi sipërfaqësor i shkencave natyrore dhe ekologjike;mospreziciteti i kuptimeve të standardeve;përzierja e gjërave,dhe disbalancimi i përparësive. Kritikave e akuzave,ne u përgjigjemi vetëm me punë dhe angazhim, mos-korruptim as financiar dhe as ideologjik. E kemi ndarë mendjen që herët për bashkim e unitet,dhe elaborim të temave të mëdhaja,jo preokupim me gjëra minore e të parëndësishme. Me ato veçse po merren ata që s'kanë kauzë e synim. S'ka ndryshim në koncept e qendër,çdo ndryshim është vetëm e vetëm për hir të po atij ideali e po asaj kauze. Gjithmonë.Përgjithmonë! Ju faliminderit përzemërsisht shumë.
Пікірлер: 1