Stafi akademik dhe administrata e Kolegjit Universitar të Biznesit u mblodhën në fund të vitit 2022 për të festuar mbyllje e këtij viti të suksesshëm kalendarik në të gjithë treguesit e Universitetit. KUB zhvillon prej 13 vjetesh me shumë sukses aktivitetin e tij dhe mbetet një nga institucionet më të frekuentuara për breza të tërë studentësh të cilet janë diplomuar dhe me shumë sukses sot jane në udhët e tyre të jetës, në fushën e Ekonomisë, Biznesit, Drejtësisë, në profilet e Teknologjisë së Informacionit, Elektrike, Autoteknike, etj.
Me këtë bilanc arritjesh festoi stafi akademik i KUB dhe me vendosmërinë dhe urimin për shumë suksese në Vitin e Ri 2023 dhe në të gjithë dhjetëvjeçarët që do të vijnë!
Gëzuar, për të gjithë ish studentët, studentët dhe stafin akademik të Kolegjit Universitar të Biznesit!
Негізгі бет Festa e fundvitit 2022 ne KUB
Пікірлер