Written : Fifi & Mc Kresha
Music: Apollo , StrikeBeatz & K-Master
Mix&Master : PressPlay
Prod.by: Max Audio & PINT
A është dashni kjo ça po m’ndodh
Apo thjesht fiksim i radhës
A je dhimbja e çmueshme
Që me i kërku bekimin babës
A je magjia që i jep frymë hanës
Sa me pas fuqi me ndrru kufinjtë e hartës
A je ti qaj që ka me lon me m’thirr
Edhe idiot edhe shpirt
A je ti qaj që une ka me i kërku falje
Edhe pse ti ke bo gabim
[Chorus: Fifi] 2x
A je ti
Dhurata jem e Zotit
Mëkati jem i preferum
Dashni
Eksperiment i joti
Më merr se s’po duroj ma shumë
[Verse 2: Mc Kresha]
S’ka kuptim as kanga
Kur manga t’i fsheh prangat
Kur vjen nata jom vet
Edhe ka vjet që s’shoh andrra
Tek e mramta osht për neve
Jo për ata që na folin mrapa
S’kanë kontroll thjeshtë lujnë rolin
Intriganta, trapa, informanta
Lajmroni zyrtart
Ni vajzë në t’bardhë
M’qëlloj me armë
Frymën ma ka nalë
Thirre ndihmën e parë
Ajo që m’vrau qe një shenjtar’
E kom dashtë që n’shikim t’parë
Edhe 100 plagë m’i marrë
Vijë zvarrë m’i pa sytë e tu të zjarrtë
Ti je oaza jem n’Saharë
Ekstazë e artë m’ke bo mu varë
Zoti na faltë jena mëkatar
Dy lakmitar tu knu me gitarë
Pangopsi e epsh si t’marrë
A veç dy ëndrrimtarë
Krenari e paparë
Ti je thesar vlen ni thes ar’
Për mu je perfekt
Un’ ziliqar
Kur hupi n’det ty t’kom pulbardhë
Zemrohëm vetë
Po t’pres me ardhë
[Bridge: Fifi]
E unë sakrifikoj
Edhe nëse bohna shkrum
Se çdo ditë veç jom ka t’du ma shumë
E tash unë du me t’n’igju ty
Tepër bindshëm
Me m’thanë ti që jom
Psikopatja jote
[Chorus: Fifi] 2x
A je ti
Dhurata jem e Zotit
Mëkati jem i preferum
Dashni
Eksperiment i joti
Më merr se s’po duroj ma shumë
Негізгі бет Fifi ft. Mc Kresha - Psikopatja jote TEKSTi
Пікірлер