Mikelanxhelo tregon se jeton me gjyshen e tij në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë. Gjyshja është e moshuar dhe kanë vetëm njëri tjetrin. Ai duhet të lypi çdo ditë për të siguruar një sasi parash që siç shprehet ai " të blejmë bukë dhe kos".
Historia e tij të rrënqeth tek tregon se e ëma e ka braktisur fare të vogël, pasi me të atin përdorues të lëndëve narkotive në familje ushtrohej dhunë ndaj saj. Prindërit divorcohen dhe për rritjen e tij është kujdesur gjyshja , që aktualisht është e pamundur fizikisht për ta bërë ende. Kështu që barra e familjes i ka mbetur Mikelanxhelos. " Nuk di as të shkruaj as të lexoj, njoh vetëm lekët pasi më ka mësuar gjyshja t'i numëroj" shprehet ai. Gazetarëve të Fiksit ai i shpreh dëshirën që ka për të shkuar në shkollë, por edhe hallin se nuk ka kush të kujdeset për gjyshen dhe nuk ka rroba për t'u veshur për shkollë.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Негізгі бет Fiks Fare/ 14 vjeçari i braktisur nga prindërit kërkon lëmosh për vete e gjyshen
Пікірлер: 209