Banorët e fshati Kthellë e Epërme në Mirditë, janë në konflikt me një bashkëfshatarin e tyre, pasi prej më shumë se dy vitesh ai u ka zaptuar rrugën . Megjithëse zotëria Lazër Pepkolaj nuk zotëron Certifikatë Pronësie ka bllokuar rrugën ku kalojnë shumë familje me pretendimin se është tokë e tij. Për të zgjidhur këtë konflikt Bashkia Mirditë ka ndërhyrë me anë të IMT dhe ka hapur disa herë, por përsëri Pepkolaj e ka rimbyllur rrugën. Madje çështja ka shkuar edhe në gjykatë ku kjo e fundit i ka dhënë të drejtë zaptuesit.
Në Fiks Fare u ankuan banorët e fshatit për bashkëfshatarin e tyre dhe për rrugën që u ka zaptuar. Ata treguan se në vitin 2010 një grup banorësh të kësaj lagjeje vendosën të hapini një rrugë për të lehtësuar punët e tyre dhe të gjithë kanë firmosur një marrëveshje që asnjë të mos e diskutojë pronësinë se ku kalon kjo rrugë.
Pas disa vitesh zoti Lazër Pepkolaj e ka bllokuar një distancë rreth 50 metra të kësaj rrugë. Kjo ka bërë që të gjithë banorët të hyjnë në konflikt me të. Për të zgjidhur këtë konflikt Bashkia Mirditë ka ndërhyrë me anë të IMT dhe ka hapur disa herë, por që sërisht është bllokuar nga bashkëfshatari i tyre. Madje për veprimet e bashkisë zoti Pepkolaj ka çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, Bashkinë e Mirditës dhe kjo gjykatë ka vendosur në favor të zaptuesit. Bashkia Mirditë ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Shkodër , por konflikti banorëre-bashkisë- Lazër Pepkolaj vazhdon ende sot e kësaj dite.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Негізгі бет Ойын-сауық Fiks Fare/ Banori zapton rrugën e fshatit, gjykata i jep të drejtë
Пікірлер: 11