Një artikull i disa ditëve më parë në mediat meksikane që gjeti vend edhe në disa portale shqiptare, vuri në qendër të akuzave biznesmenin shqiptar L.H. se po investon në Shqipëri paratë e kartelit meksikan të Sinaloas.
Ai është sonte i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të folur pikërisht për këto akuza. Biznesmeni jeton prej disa vitesh në Meksikë ku ka biznese të lojërave të fatit, por edhe restorante.
L.H. tregon se si filloi biznesin në emigrim, fillimisht në Afrikën e largët e më pas në Meksikë ku vazhdon aktualisht.
“Jeta ime ka një trajektore të gjatë. Unë jetën e kam filluar në vitin 1990 kur mbarova inxhinierinë, u largova nga Shqipëria në 1998. Kam bërë gjithashtu edhe jetë politike pasi kam qenë kryetar i degës së PD në Belsh në vitin 1991.
Nga Shqipëria jam larguar në vitin 1998 pasi unë jetoja në Cërrik. Unë jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi. Vëllai im jetonte që nga viti 1993 në Afrikë të Jugut.
Kam jetuar në Afrikë të Jugut deri në vitin 2001. Në këtë kohë kam jetuar vetëm pa familjen time. Për 2 vjet e 11 muaj nuk kam takuar as gruan time as fëmijët e mi.
Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kemi ikur në Peru, se donim të hapnim lojërat e fatit. Kur pamë vetëm në Peru në atë kohë lejoheshin lojërat e fatit. Deri në vitin 2004 kam jetuar në Peru.
Një njeri nga Australia, miku jon vjen dhe na thotë që tregu po hapet ne Meksikë. Unë kam shkuar në Mars 2004 në Meksikë. Prej 18 vitesh operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident kanadez. Në këto momente jetoj në Kankun. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im i vetëm është vëllai im. Janë mbi 10 biznese. Bizneset tona janë lojërat e fatit, baret, restorantet në të gjithë Meksikën”, tha ndër të tjera biznesmeni.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Flet shqiptari i akuzuar për lidhje me kartelin meksikan: Si fillova biznesin në Meksikë
Пікірлер: 34