Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua këtë të dielë historiku i fshatit të Fushbardhës.
Udhëtojmë drejt fshatit Fushëbardhë, djepit të historisë labe. Gjithë fshatrat e Krahinës së Kardhiqit janë një kala historie, legjendash, trimërie, lavdie dhe pune. Udhëtimi është sa mbresëlënës aq edhe i mahnitshëm, peisazhi dhe natyra gjelbëruese janë bashkëudhëtar të këtij dokumentari. Përpara syve të shpaloset një rrugë që gjarpëron nëpër një luginë përbri lumit të Joshe që të deh aroma e luleve. Rruga e re e asfaltuar “zgjoi” dhe gjallëroi fshatrat përreth në krahinën e Kardhiqit dhe Rrëzomës. Çdo gjë në këtë territor është si e gdhëndur me dorë. Plesati, Prongjia, Kardhiqi dhe përballë tyre Humelica, Shtëpëzi, Picari, Kolonja duket sikur janë në llogore lufte dhe që nga aty mbykqyrin këdo. Rruga gjarpëron në këmbët e manastirit të Cepos, vendit të Zotave, një karakoll mijravjeçar i ngjarjeve heroike, me kuvende, ku vendosej për të ardhmen e shqiptarizmës.
Негізгі бет Fushëbardha djep i historisë labe. Misteri i shpellës së Papa Zhulit dhe Kuvendi i Idriz Sullit
Пікірлер: 9