Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT
Shkodër - Ecja në këmbë apo lëvizja me biçikletë janë më të shëndetshme për jetën e njeriut se sa udhëtimi me makinë, ndonëse ky i fundit cilësohet si më komod. Madje ata që lëvizin me biçikleta janë pothuajse 50% më pak të prirur për t'u prekur nga diabeti.
Të dhënat studimore faktohen më së miri nga dy artistë, personazhe të njohur për publikun, si Zyliha Miloti dhe Gëzim Kruja. Ky i fundit për pak mbush 75 vjeç dhe përdorimin e bicikletës e cilëson një bekim edhe për shëndetin e tij.
“Ecja me biçikletë më ka ndihmuar shumë fizikisht. E shoh veten më të fortë dhe më në forëm. Biçikleta ka ajër të pastër, jo skapament si makina. Edhe karburant nuk harxhon”, shprehet artisti i madh Gëzim kruja.
Zylin, siç e thërrasin miqte, Mjeshtren e madhe Zyliha Milotin, e sheh çdo ditë në mëngjes, ndërsa përshkon me "dashurinë e saj të dytë", siç e quan biçikletën, rrugën nga banesa në lagjen "Perash" deri në teatrin "Migjeni".
“Biçikletën e kam shoqen time më të ngushtë, që në moshën 5-vjeçare. Për mua është sport, sidomos në këtë moshë, pasi e di që më bën mirë por edhe më mbush me energji. Vij në prova e freskët dhe e gjallë, edhe për vetë natyrën time”, thotë Zyliha Miloti.
I pagëzuar si "qyteti i biçikletave", duket se jeta në Shkodër ka ndërtuar një lidhje te natyrshme dhe biologjike mes njerëzve dhe këtij mjeti.
Por në Shkodër, si dhe në qytete simotra, paradoksalisht rruga e caktuar për biçikleta, përdoret rëndom për parkimin e makinave.
“Zot na ruaj prej ndonjë shoferi që nuk di të frenojë dhe nuk di të respektojë vijat e bardha.
Të paktën të caktojnë një pjesë rruge, se edhe atë që kanë caktuar, aty parkohen makinat.”
Biçikleta është dhe një mjet që nuk kushton, dhe gjendjes financiare të një artisti në Shqipëri i jep shumë dorë, pavarësisht se mbi supe mbajnë qindra tituj vlerësimi.
“Më ndaloi njëherë njëri me një benc Mercedes dhe më tha: Po ku je mor Gëzim, akoma me biçikletë? Nuk ke makinë ti? - Jo i thashë, nuk kam - Si more, gjithë kjo famë dhe nuk ke makinë? - jo nuk kam i thashë - A do marrësh këtë timen se ta shes lirë? - Sa ma shet e pyeta - 1 milion lek - ku ti marr unë 1 milion lek ju përgjigja!”,tregon me humorin e tij karakteristik Gëzim Kruja.
“Shpesh rrugës më thonë: Akoma me biçikletë ti Zyla? Po nejse, kështu ka qenë fati i artistave këtu në Shqipëri”, tregon po me humor Zylihaja.
Së fundmi vlerësojohet se të ecësh me biçikletë zgjat jetën me gati pesë vjet më shumë. Gëzim Kruja dhe Zyliha Miloti kanë një jetë që biçikletën e kanë shoqërues të pandarë.
Shkodra sot numëron mbi 36 mijë biçikleta në përdorim, duke u renditur qyteti i pestë në Evropë që mban lidhje të forta me këtë mjet, që është bërë pjesë e pandarë edhe e jetës artistike të qytetit, që ndër vite duket se ka lëvizur kryesisht në ekulibër, por me ecje ritmike si biçikleta.
Edhe në këtë intervistë humoristi shkodran nuk harron batutat: "Mos shisni mend me rrotat e huaja, por ecni me këmbët tuaja"
Për më shumë klikoni në www.oranews.tv/
Негізгі бет Gëzim Kruja e Zyliha Miloti, artistët që udhëtojnë me biçikletë - Ora News- Lajm i fundit-
Пікірлер: 5