Albumi “TA DISH” | Dua më shumë Shqiperinë Gezim Myshketa - Live Recording Tirana 2021
“Dua më shumë Shqipërinë”
Muzika: Spirodon Ilo - Teksti: Thoma Avrami
Kënga e njohur gjerësisht “Dua më shumë Shqipërinë” faktikisht quhej “Dëshpërimi i Mëmëdheut”. Kjo këngë patriotike korçare, i hapi rrugën koleksionit të këngëve qytetare patriotike korçare gjatë shekullit XIX. Kënga nisi rrugëtimin e saj për t’u bërë gjerësisht e njohur në fillimet e shekullit XIX, si një lloj i ri që tashmë korçarët kishin filluar të kultivonin në rrethet e tyre artistike, të frymëzuara krejt nga ideja e Rilindjes Kombëtare, me elemente të muzikës perëndimore, larg sazeve dhe muzikës popullore. Në mos jo e para, sigurisht një nga këngët e para të kësaj kategorie, ishte edhe kënga “Dëshërimi i Mëmëdheut”që tashmë njihet si kënga “Dua më shumë Shqipërinë”. Kënga është shkruar ndoshta në vitin 1901 nga Thoma Avrami, këngëtar i shquar i bandës së qytetit dhe më vonë solist i grupit “Lira”, që njëkohësisht ishte edhe një nga mësuesit e shkollës së parë shqipe, Mësonjëtores së Korçës.
Është gjerësisht e njohur për ata që studiojnë historinë vendase me detaje, që Thoma Avrami ka qenë njëkohësisht edhe gazetar, publicist dhe përkthyes i dalluar. Avrami ka shkruar shpesh në periodikë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Pikërisht, ky tekst i veçantë është botuar si poezi në një periodik për Shqiptarët e Bullgarisë dhe të Rumanisë, në Maj të vitit 1903.Atje sipas gojëdhënave e ka gjetur artisti i madh Spiridon Ilo dhe e ka kompozuar bashkë me këngë të tjera patriotike në vitin 1922 në Nju Jork të SHBA-ve ku hapi një kafene të vogël. Kënga inauguroi koleksion e këngëve patriotike pasi Spiridon Ilo nisi incizimet e para të këtyre këngëve, menjëherë pasi themeloi shtëpinë e parë diskografike shqiptare “Albanian Phonograph Records” e cila shpëtoi pothuajse shumicën e këngëve patriotike shqiptare deri në vitin 1940. Bashkërisht me këtë këngë është kryer edhe incizimi i parë i himnit kombëtar të Shqipërisë me numër regjistrimi E-3948 nga vetë Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro.
Gjithsesi, kënga ka ndryshuar shpesh herë vijë melodike dhe versione të ndryshme deri në vitin 1950 që Spiridon Ilo vdiq në Korçë. Versioni më autentik është ai i grupit “Lira” me solistë Tole Adhamin edhe Piro Suliotin, ndërsa këngën e kanë interpretuar edhe Kristaq Antoniu, Llambi Turtulli etj.
Nga studiuesi: Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti
Негізгі бет Gezim Myshketa | Dua më shumë Shqipërinë - “Ta Dish”
Пікірлер