Mirë se vini në ciklin e videove "Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare," dedikuar fëmijëve në diasporë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe.
Në këtë seri fëmijët me origjinë shqiptare që jetojnë në Diasporë do të kenë mundësinë të përvetësojnë gjuhën e tyre të origjinës në mënyrë të strukturuar dhe të këndshme.
Bazuar në nivelin e parë të librit "Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare," këto video janë realizuar nga Albas Media me mësuesen e gjuhës shqipe në Greqi, Aurela Konduri.
Ky material edukativ është një burim i çmuar që vjen në ndihmë të fëmijëve shqiptarë në diasporë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe nga e para, si dhe atyre që e kanë mësuar shqipen në ambient familjar dhe si edhe atyre që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre.
Përmes këtyre videove, të kombinuara me librin fizik dhe atë digjital, fëmijët do të kenë në dorë të gjitha mjetet e nevojshme për të ndërtuar dhe forcuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare.
Në kopertinën e librit fizik, ju do të gjeni një kod. Ky kod ju mundëson ta shkarkoni falas në kompjuter, tablet apo në pajisje të tjera elektronike tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.
#albasmedia #albasmedia #diasporashqiptare #jamshqiptar
Негізгі бет Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare - Shkronja Ë
Пікірлер