Ndalesa e radhës e emisionit "Të njohim Shqipërinë", në Përmet iu njeh me diçka shumë të shijshme dhe veçantë nga ky qytet, glikoja ose likoja e arrës, siç i thonë përmetarët. Një liko e cila gjendet në çdo shtëpi dhe përdoret për qerasje. Ky është një kusht për shtëpitë përmetare, sepse "të qerasësh me karamele e kanë për turp".
Pasi e ka shijuar likonë, moderatorja Ilva Tare, në pamundësi për ta koleksionuar, kërkon recetën nga mjeshtrja Odeta Nasi.
Ja si të bëni liko arre sipas përmetarëve:
"Nëse do prodhosh likon e arrës duhet të dish dhe momentin kur e kap. Nesë e kap më përpara ajo fishket, nëse e kam më vonë ajo ngurtësohet, nuk konsumohet. Duhet ta kapësh në momentin ndërmjetës, aty ka mjeshtëri. Mblidhet arra kur është gati, e marrim dhe e presim në maj dhe në fund, me qëllim që nëse ka zënë pak ta presim. Edhe fundin e presim e bëjmë të bukur, pastaj e ç'pojmë nga të dyja anët që t'i dali hidhërimi. Pas prerjes i japim një valë për 5 minuta në 100 grad celcius. Më pas e lëmë në ujë të ftohtë dhe e hedhin në bidona, e qarkullojmë ujin në mëngjes dhe në dark që t'i ikë hidhërimi. Këtë veprim ë bëjmë për 10 ditë. E marrim më pas dhe i qërojmë cipën me thika të mprehta, pa e dëmtuar. Më pas e lajmë dhe e hedhim në ujë me gëlqere. E lëmë dy orë në gëlqere, ajo e forcon arrën. Pas nxjerrjes nga gëlqerja e lajmë shumë shumë sa të nxjerrë ujë të kulluar. Pastaj e marrim dhe e hedhim në ujë të valuar, me qëllim që ta nxjerri më mirë lëngun e gëlqeres që mund të ketë mbajtur brenda. Më pas e valojmë për 5 minuta, e heqim dhe e hedhim në ujë të ftohtë, për ta larë disa herë. Më pas e peshojmë dhe krijojmë raportin përmes frutit dhe sheqerit. E valojmë në zjarrë derisa të trashet shurupi, të bëhet i plotë, me 75% të sheqerit që të rezistojë gjatë. E mira është të mos vini kapak të bëhet me dru zjarri sepse ka shije të veçantë kur prodhohet me drutë e zjarrit. Më pas e aromatizojmë me karafil, barbaroz, karafil, sipas dëshirës. Në fund hidhet limontosi që e ruan nga sheqerdisja. Pastaj e hedhin nëpër enë dhe e lëmë të ftohet", tha ajo.
Për më shumë klikoni në www.oranews.tv/
Негізгі бет Gliko arre, Ja receta përmetare - RTV Ora News- Lajmi i fundit-
Пікірлер: 6