Marrës--------- : Golik Jaupi----Kthyes : Viron Laci.
Këngë Labe---: Tepelena
Teksti i Plotë : Kliko mbi butonin "Show more" për të lexuar tekstin e plotë.
Kush ja thotë në ato hije
Flet me re e flet me yje
Yje thane, degë lisi
Këndoj kënga e një fisi
Këta djem që i thanë ndalë
Gjalmë zeza ka bërë djalë
Japin fjalën dhe mbanë besën
Për atdheun din dhe vdesën
Kështu thane dhe i ranë
Gurë më gurë e stanë më stanë
Kush me pushkë kush jataganë
Lufton Sparta me thesarë
Andej vaporë e ballona
Dhe ushtria ish kollona
Këtejë pushkët me ngjalmë
Që i mbanë trimat me famë
Andej krisma,gjyle,topa
Mitralozë edhe bomba
Këtej djemtë si fildishtë
Fshinin gjakun me këmishë
Andej Forca Mbretërore
Hekur, tela në një vijë
Këtej kënga popullore
Lufton një sa për njëmijë
Lufton Sparta me një Mbretë
Që kishte mijëra dyzetë
Këtej flamuri me valë
Çobanët mbi gjethe ranë
Vlor e sotme,Spart e vjetër
Shqipëri dhe ska më tjetër
Vlora, Vlora, Vlora,Vlora
Bjeri moj të lumtë dora
Koha e kërkuar erdhi
Çeli toka,ndriti dielli
Pruri ditën më të mirë
Edhe rrofsh moj Shqipëri e lirë
Негізгі бет Goliku i Bënçës - Kush ja thotë në ato hije - Sofra e Këngës Labe
Пікірлер: 46