Kreu I qeverisë mbajti ditën e djeshme takimin me diasporën në Greqi, nën tingujt e himnit shqiptar dhe më pas të himnit të Bashkimit Europian.
Shqiptarët i bënë një pritje madhështore kryeministrit Rama në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë ku valëvitej flamuri kuq e zi.
Gjatë takimit, ai bëri thirrje për heqjen e ligjit të luftës që lidhet kryesisht me pronat e shqiptarëve çamë.
“Ai ligj i 10 nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë me dekret mbretëror ligjërohet që gjendja e luftës më Italinë dhe me Shqipërinë. Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës, mbeten në fuqi sot e gjithë ditën megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?” tha Rama.
Gazetar: Kristo Kote
Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel.
Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça
Autore: Eralda Kenaj
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#ShqiperiaLive#TopChannel
Негізгі бет Ойын-сауық Greqia u kthen tokat Çamëve? Çfarë ndodh me Belerin? Të pathënat e vizitës së Ramës - Shqipëria Live
Пікірлер: 136