#pagjurme #odetadume #reportTV
Një baba në kërkim të fëmijëve të tij. Besnik Gega vjen në emisionin “Pa Gjurmë” për të rrëfyer jetën plot vuajtje dhe sakrifica, si dhe për të kërkuar ndihmë, me shpresën se do të mund të rilidhë kontaktet me dy djemtë e tij adoleshentë. 48-vjeçari nga Lezha nuk i sheh ata që prej vitit 2018 kur dha prokurën që ata të udhëtonin jashtë-shtetit me nënën e tyre. Sot kjo familje është e ndarë, pasi Besniku dhe ish-bashkëshortja e tij u divorcuan në vitin 2015 duke I dhënë fund martesës 13-vjeçare.
1 vit më parë, 19 gusht 2014
Ndërkohë që prindërit ende nuk ishin ndarë, dy djemtë së bashku me nënën e tyre shkojnë për të qendruar pak ditë në banesën e prindërve të kësaj të fundit, në Lezhë, por nuk u kthyen më. Besniku niset per të takuar fëmijët e tij, por ndërsa i afrohej shtëpisë së ish-gruas sheh se ajo po tentonte të hipte në një automjet me nje person te panjohur. Sapo pikasi bashkëshortin e saj, gruaja devijoi rrugën dhe u kthye në banesë. Këtu lindën dhe dyhdimet e para të bashkëshortit, I cili pasi e merr në telefon ajo i pohon se po kthehej në banesë. Kjo situatë shkaktoi një konflikt të madh mes palëve, ndërsa gruaja pranon se kishte lidhje me një tjetër person. Në debat e sipër Gjystja telefonon vëllezërit e saj, Ndrecë dhe Petrit Pjetri. Ky i fundit kërcënon me jetë me armë në dorë ish-kunatin e tij Besnikun duke e dhunuar atë dhe nipin e tij. Sipas pretendimeve të 48-vjeçarit familjarët e ish-gruas bënë denoncim në polici, ndërsa u dënua me pa të drejtë me 9 muaj burg për dhunë në familje. Edhe pasi la qelinë, përmes një gjykimi të shkurtuar, Besniku nuk ka pasur më një jetë të qetë. Ai shpeshherë është provokuar nga ish-bashkëshortja dhe është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-kunetërit. Cifti u ndanë në vitin 2015, ndërsa Gjykata vendosi dhënien e kujdestarisë nënës. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme me familjarët e ish-gruas babai nuk arriti më të takohej me djemtë e tij, deri kur në vitin 2018 ata i kërkuan të atit një prokurë për të kaluar jashtë territorit shqiptar. Që nga i moment, ps shkeljes të afatit të prokurës ata jetojnë me nënën në Torino të Italisë, ndërsa kanë ndërprerë kontaktet me babain e tyre në Shqipëri.
Негізгі бет Ойын-сауық Habit babai:Fëmijëve u them nënën e kanë k…/Revoltohet juristja Beqiri:Ti s’i meriton ata(9.6.22)
Пікірлер: 162