Po ngrihet një zë, nga fundi i varrit,
Si dielli kur shkrep, dhe hapet mbi dhe.
Hakmarrje, hakmarrje, në grykë të barbarit,
Përpara o popull, mbi të si rrufe.
Hakmarrje, rini, dëshmori thërret,
Që ra për liri, mbi truallin e vet.
Hakmarrje, thërrasin, martirët nga varri,
Se gjaku i derdhur, me gjak duhet larë.
Është popull i tërë, me besë shqiptari,
Me armë në dorë, fashizmin lufton.
O popull, merr hak, dëshmori thërret,
Që lau me gjak, flamurin e vet.
Негізгі бет Музыка "Hakmarrje rini" - Albanian Partisan Song
Пікірлер: 24