Lajme arkiva 2005
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është lënë i lirë nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për të marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij të vogël të vrarë të premten në afërsi të Deçanit.
Duket se në këtë mënyrë gjykata e Hagës i shpërblen ish-kreut të kabinetit qeveritar të Prishtinës, vendimin e tij të disa javëve më parë për t’iu vetëdorëzuar drejtësisë ndërkombëtare.
Haradinaj është liruar me kushte që duhet ti respektoj me rreptësi, ai nuk duhet të kontaktoj me mediat apo me dëshmitar të prokurorisë së Hagës në gjyqin e tij.
Varrimi i 25-vjeçarit Enver Haradinaj do të behët në orën 16:00 në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Gllogjan. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka shpallur ditë zije mbarë Kosovën ditën e varrimit të Enver Haradinajt.
Policia ndërkohë thotë se nuk ka ende asnjë pistë zyrtare për zbardhjen e vrasjes së ish-anëtarin e UÇK-së. Megjithëse ka përfunduar marrja në pyetje e Artan Tolaj, i cili është dëshmitar okular i ngjarjes.
Megjitahtë vazhdojnë të qarkullojnë zëra se autorë të kësaj ngjarje janë pjesëtar të familjes Hadikaj nga fshati Strelsh, një familja e cila nga disa agjenci lajmesh cilësohet si një nga bandat më të fuqishme të drogës në rajon.
Hetimet për zbardhjen e këtij krimi të ndodhur në Lubenic të Deçanit po kryhen nga njësiti qendror për krime të rënda. Autoritetet ndërkombëtare dhe vendore të Kosovës bë deklarimet e tyre kanë siguruara familjen Haradinaj për angazhim maksimal të hetuesisë për gjetjen e autorëve të ngjarjes dhe përballjen e tyre me drejtësinë ./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Haradinaj lirohet një javë nga gjykata e Hagës për varrimin e të vëllait - (17 Prill 2005)
Пікірлер: 3